Ka thënë el-al’lameh Salih el-Feuzan -Allahu e ruajttë-:
Nëse agjëruesin e zë agimi dhe gjen në dhëmbët e tij diçka prej mbetjeve të ushqimit, duhet t’i nxjerrë dhe t’i largojë. Kështu agjërimin e ka të pacënuar. Nëse i kalon me qëllim, kjo e prish agjërimin; nëse i kalon duke qenë i paditur ose në harresë, nuk i prishet. Muslimani, agjërueshëm ose jo, duhet që pas ngrënies t’i kushtojë rëndësi pastërtisë së gojës, sepse pastërtia është diçka e kërkuar prej tij, rrjedhimisht ai duhet të kujdeset pas ngrënies për dhëmbët dhe gojën dhe t’i pastrojë derisa të mos mbeten mbetje, prej të cilave vijnë aroma të këqija, që e dëmtojnë dhe i lënë pasoja në shëndetin e tij.
📚 مجموع فتاوى الشيخ صالح الفوزان” (٢ /٤٠١)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema