Pyetje drejtuar shejkh Abdul-Aziz ibnu Baz rahimehullah
Pyetje:
Një person na priu në namaz në namazin e Kurban Bajramit i cili nuk filloi me tekbire por filloi me leximin e Fatihasë dhe një sure pas saj, përpara se të shkojë në ruku erdhi me tekbiret dhe më pas shkoi në ruku. Këtë e bëri dhe në rekatin e dytë. Sa i saktë është ky namaz? Dhe cili është udhëzimi i Profetit ﷺ në namazin e dy bajrameve?
Përgjigje: kjo nuk përbën problem, namazi i tij është i saktë. Ky është mendimi i disa njerëzve të dijes, mirëpo më e sakta dhe më e mira është që ai të fillojë me tekbiret përpara leximit, kjo është e vërtetuar nga Profeti ﷺ se ai i bënte tekbiret përpara se të lexonte, jepte tekbirin e hyrjes në namaz, më pas jepte shtatë tekbire në rekatin e parë dhe pesë tekbire në rekatin e dytë përpara leximit. Kjo është më e mira dhe është sunnet.
📚 نور على الدرب” (٣٦١/١٣)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema