Loading

Pyetje: A është i ligjësuar dhikri, lutja dhe kërkimi i faljes për falësin gjatë uljes së khatibit në mes dy khutbeve ditën e Xhuma?

Muftiu: shejkh el-Albani rahimehullah

Përgjigja: nuk është i ligjësuar dhikri, lutja dhe kërkimi i faljes në uljen e khatibit, por vetëm heshtja; sepse kjo ulje është e shkurtër ku khatibi mbushet me frymë për të filluar khutben e dytë. Dhe nëse i hapet dera dhikrit, kjo mundet të shkojë përtej asaj kohe dhe të braktisë dëgjimin që e ka detyrë për ta dëgjuar.

📚 متفرقات للألباني” (٢٩٣)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: