Pyetje drejtuar imam ibnu Baz -Allahu e mëshiroftë-
Pyetje: Nëse njeriu flet gjatë namazit për shkak të harresës apo për shkak të paditurisë a prishet namazi?
Përgjigje: Nëse muslimani flet gjatë namazit për shkak të harresës apo për shkak të paditurisë ai nuk e prish namazin e tij me këtë, qoftë ai farz apo nafile (vullnetar) për shkak të Fjalës së Allahut -subhanehu-:
{رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذْنَا إِنْ نَسِينَا أَوْ أَخْطَأْنَا} [البقرة: ٢٨٦]
{Zoti ynë! Mos na ndëshko nëse harrojmë apo gabojmë} [el-Bekareh: 286]
Është vërtetuar në hadith sahih nga Profeti ﷺ se Allahu -subhanehu- tha: {Nuk do t’ju ndëshkojë}
Dhe transmetohet në Sahih Muslim nga Muauijeh ibnul Hakem es-Sulemij -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se ai gjatë namazit i tha jerhamukAllah njërit që u tështit, duke mos e ditur gjykimin sheriatik të kësaj dhe ata që ishin pranë tij e refuzuan këtë gjë me anë të shenjave, ai e pyeti Profetin ﷺ rreth kësaj dhe ai nuk e urdhëroi që ta përsërisë namazin.
Ai që harron është si i padituri dhe më parësor dhe sepse Profeti ﷺ ka folur në namaz për shkak të harresës dhe nuk e përsëriti atë, por e vazhdoi atë ashtu siç ka ardhur në Hadithe të sakta prej Hadithit të ibnu Mes’udit dhe Imrān ibnu Husejn dhe ebu Hurejres -Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre-.
Sa i takon bërjes me shenjë në namaz kjo nuk përbën problem nëse e kërkon nevoja.
📚 مجموع الفتاوى” (11 /157)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema