Loading

Pyetje drejtuar shejkh Abdul-Aziz bnu Bãz rahimehullah

Shejkh i nderuar: a është agjerimi pas 15 ditëshit të Sha’banit i ndaluar apo i qortueshëm? Shpresojmë nga ju një sqarim.

Përgjigje: Profeti ﷺ ka thënë:

“Nëse bëhet gjysma e Sha’banit mos agjeroni”

Dhe ky është hadith i saktë, kështu që, ai që nuk ka agjeruar në fillim të muajit nuk duhet të agjerojë pas gjysmës së muajit për shkak të këtij hadithi.

Po kështu, edhe ai që agjeron fundin e muajit është më parësor për të mos agjeruar, për shkak të fjalës së tij ﷺ:

«Mos i paraprini Ramazanit me agjerim një apo dy ditë, vetëm nëse ai që e ka bërë zakon ta agjerojë, atëherë le ta agjerojë.»

Nëse ai që e ka bërë zakon, atëherë nuk përbën problem, nëse e ka bërë zakon që të agjerojë ditën e Hënë dhe të Enjte nuk ka gjë nëse agjeron ose zakoni i tij është që të agjerojë një ditë po dhe një ditë jo, atëherë nuk ka gjë, ama që ta fillojë agjerimin pas gjysmës së muajit për shkak të Sha’banit kjo nuk lejohet, por nëse agjeron duke filluar nga dita e 14, apo 15, apo 13 nuk është problem, sepse pjesa e mbetur është më shumë, nëse e agjeron të gjithë apo shumicën e tij nuk është problem, ama të mos agjerojë gjysmën e parë të muajit, pastaj të fillojë të agjerojë, kjo është ajo që ndalohet.

http://www.binbaz.org.sa/noor/4871

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: