Pyetje drejtuar esh-shejkh ibnu Bazit -Allahu e mëshiroftë-
A ka sexhdja e leximit dy selame apo vetëm një selam në krahun e djathtë?
Përgjigje: nëse ai është jashtë namazit nuk ka as selam dhe as tekbir, përveç tekbirit të parë, vetëm kur shkon në sexhde jep tekbir, ky është sunneti nëse është jashtë namazit, kurse në sexhde thotë:
“Subhān rabbij el-E’ala, Subhān rabbij el-E’ala, Allahumme leke sexhedtu ue bike ēmentu ue leke eslemtu, sexhede uexh’hij liledhij khalekahu ue sauerahu ue shekka sem’ahu ue basarahu, bihaulihi ue kuvetihi tebāreke ehsen el-khalikin”
Si sexhdja në namaz, lutet gjatë saj ashtu siç lutet në sexhden e namazit, mirëpo nuk ka në të tekbir, përveç tekbirit të parë kur shkon në sexhde, kjo është e ligjësuar.
Ama nëse është gjatë namazit, atëherë ai jep tekbir kur bie për në sexhde dhe jep tekbir kur ngrihet; sepse ai ﷺ kur ngrihej jepte tekbir dhe kur binte në sexhde jepte tekbir, jepte tekbir kur ulej dhe kur ngrihej gjatë namazit, pra sexhdja e leximit në namaz është si sexhdja e namazit, jep tekbir kur bie në sexhde dhe kur ngrihet, nëse është gjatë namazit, po.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema