Loading

U pyet Shejkhul Islam Ahmed ibnu Tejmijeh -rahimehullah- rreth një gruaje të krishterë e cila vdiq dhe burrin e kishte musliman; në barkun e saj kishte një fetus 7- muajsh.

A varroset në varrezat e muslimanëve apo në varrezat e të krishterëve?

U përgjigj -Allahu e mëshiroftë- si vijon:

Nuk varroset as në varrezat e muslimanëve dhe as në varrezat e të krishterëve, sepse janë bërë bashkë muslimani me jobesimtarin; jobesimtari nuk varroset në varrezat e muslimanëve dhe as muslimani nuk varroset bashkë me jobesimtarët (në varrezat e tyre). Kjo grua varroset në një varr të veçuar. Shpina e saj kthehet nga kiblah, për arsye se fytyra e fëmijës është e kthyer në drejtim të shpinës së saj,  prandaj, nëse varroset në atë mënyrë, fytyra e foshnjës muslimane është e kthyer nga kiblah.

Fëmija, për shkak të babait të tij, konsiderohet musliman, edhe nëse nëna e tij është jobesimtare; dhe kjo me konsensus të dijetarëve.

📚 الفتاوى الكبرى” (٣ /٢٤-٢٥)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: