Loading

Ka thënë shejkh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin rahimehullah:

Ditën e Arafatit njeriu duhet të zgjedhë lutjet e transmetuara dhe prej tyre është edhe ajo të cilën Profeti ﷺ e thoshte shpesh:

«ربنا آتنا في الدنيا حسنة وفي الآخرة حسنة وقنا عذاب النار»

“Rabbena ētina fid dunja haseneten ue fil ēkhirati haseneten ue kinã ádhaben nar”

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit”

Dhe prej dhikrit fjala e Profetit ﷺ:

«Lutja më e mirë është lutja ditën e Arafatit dhe më e mira që kam thënë unë dhe profetët përpara meje është:

“لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ”

La ilahe il-la Allahu uahdehu la sherīke lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue álã kul’li shej’in Kadīr.»

“S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të Vetëm, i Cili nuk ka ortak, i gjithë pushteti dhe lavdërimi i takojnë Atij; dhe Ai është Plotfuqishëm për gjithçka.”

📚 (الشرح الممتع” (٧ / ٢٩٥”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: