Loading

Ajo është dita e parë e tre ditëve ku lutja nuk refuzohet

Dita që vjen pas kurbanit, dmth dita 11 e Dhul Hixhes.

U quajt me këtë emër për shkak se haxhinjtë stabilizohen në Mina.

Ka thënë Pejgamberi ﷺ:

«Ditët më të dashura tek Allahu janë dita Kurbanit pastaj dita el-Kar’ru»

📚 Transmetoi ebu Daudi (1502) dhe e ka saktësuar el-Albanij në “Sahih el-Xhami’i” (1064)

Ebu Musa el-Esh’arij -radij Allahu anhu- thoshte në khutben e tij ditën e kurbanit:

“Pas ditës së kurbanit janë tre ditë të cilat Allahu i përmendi “ditë të caktuara” ku nuk kthehet mbrapsht lutja, ndaj ngrijani dëshirat tuaja Allahut -azze ue xhel-le-.”

📚 “Tefsir et-Tabarij” (4/203), “Lataif el-Me’arif” (fq. 503)

Vërejtje: në zinxhirin e këtij transmetimi nga ebu Musa el-Esh’arij janë dy transmetues, njëri është i dobët kurse tjetri është i panjohur.

Ka thënë hafizi ibnu Haxher në “Takribu et-Teh’dhib” për të parin: Zijad ibnu Zijad el-Xhasas (i dobët)

Dhe për të dytin: ebu Kinaneh el-Kureshij (i panjohur), mbaroi fjala e tij.

Ka thënë Ikrimeh ishte e pëlqyer që të thuhej gjatë ditëve të teshrikut (tre ditët pas kurbanit):

{رَبَّنَاۤ ءَاتِنَا فِی ٱلدُّنۡیَا حَسَنَةࣰ وَفِي ٱلۡأَخِرَةِ حَسَنَةࣰ وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ}

{Rabbena etina fid dunja haseneten ue fil ekhireti haseneten ue kinā adhaben nar}

📚 “Lataif el-Me’arif” (fq. 290) i ibnu Rexhebit.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: