Loading

1- Cilat janë festat e ligjësuara në Islam

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Festat janë tre:
A. Fitri: me rastin e përfundimit të agjerimit të Ramazanit
B. Kurbani: me rastin e përfundimit të 10 ditëve të Dhul Hixhes.
C. Xhumaja: ajo është festa e javës, me rastin e përfundimit të javës dhe nuk festohet tjetër gjë përveç tyre.

📚 مجموع الفتاوى” (١٩١/١٦)”

📌 Gjykimi i namazit të Bajramit për burrat dhe për gratë

2- Çfarë gjykimi ka namazi i bajramit për burrat?

Ka thënë ibnu Uthejmin: ajo që duket është se namazi i bajramit është farz ajn (detyrë individuale)

📚 مجموع الفتاوى” (٢١٤/١٦)”

Ka thënë ibnu Bãz:

A. Namazi i bajramit është farz kifajeh (detyrim kolektiv) te shumë prej njerëzve të dijes.
B. Disa njerëz të dijes kanë pasur mendimin se namazi i bajramit është farz ajn, ky mendim është më i saktë bazuar në argumente dhe më afër të saktës.

📚 مجموع الفتاوى” (١٣/٧)”

Ka thënë Lexhneh:

Namazi i dy bajrameve, i fitrit dhe i kurbanit të dyja janë farz kifajeh, disa njerëz të dijes kanë thënë: se ato janë farz ajn, siç është Xhumaja; nuk duhet që muslimani ta lërë atë.

📚 اللجنة الدائمة” (٢٨٤/٨)”

3- Gjykimi i namazit të bajramit për gratë?

Ka thënë ibnu Bāz:

Është sunnet për gratë prezantimi në namaz duke treguar kujdes për hixhabin dhe mbulimin dhe mungesën e parfumosjes.

📚 مجموع الفتاوى” (١٣/٧)”

Ka thënë lexhnja:

Dalja e grave në namazin e bajrameve është sunnet i konfirmuar, porse me kusht që të dalin të mbuluara jo të zbuluara.

📚 اللجنة الدائمة” (٢٨٧/٨)”

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Ajo që mendojmë është se ato urdhërohen që të dalin në musalan (vendfaljen) e bajramit që të dëshmojnë hajrin dhe t’u bashkohen muslimanëve në namazin dhe lutjet e tyre, mirëpo ato duhet të dalin të mbuluara e jo të zbuluara dhe as të parfumosura, bëjnë bashkimin në mes praktikimit të sunnetit dhe shmangies së fitnes.

📚 مجموع الفتاوى” (٢١١/١٦)”

📌 Namazi i Bajramit për udhëtarin

4- Gjykimi i namazit të bajramit për udhëtarin?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Nuk është i ligjësuar namazi i bajramit për udhëtarin, mirëpo nëse udhëtari është në një vend ku falet në të namazi i bajramit, atëherë ai urdhërohet që të falet me muslimanët.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٣٦/١٦)”

📌 Falja e namazit të Bajramit kaza nëse i humbet

5- A falet kaza namazi i bajramit nëse të humbet?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Nëse i humbet, atëherë ai nuk e fal atë kaza.

📚 مجموع الفتاوى” (٢١٤/١٦)”

📌 Urimi i Bajramit

6- a ka ndonjë formë të ruajtur nga selefët në lidhje me urimin e Bajramit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Urimi i bajramit ka ndodhur nga disa sahabë -Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre- edhe sikur të supozonim që nuk do të kishte ndodhur prej tyre, ai (urimi) është prej çështjeve të zakonshme me të cilat janë mësuar njerëzit.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٠٨/١٦)”

Ka thënë ibnu Bāz:

A. Nuk ka problem që muslimani t’i thotë vëllait të tij ditën e bajramit apo jo vetëm, Allahu i pranoftë prej nesh dhe prej jush punët tona të mira.

B. Nuk di ndonjë tekst për këtë.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٥/١)”

7- Gjykimi i dhënies së dorës dhe përqafimit pas namazit të bajramit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Nuk ka ndonjë gjë në këtë, sepse njerëzit nuk e marrin atë si mënyrë adhurimi dhe afrim tek Allahu -azze ue xhel’le-, porse e kanë bërë si traditë, respektim dhe nderim.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٠٩/١٦)”

📌 Edukata dhe rregullat e namazit të bajramit

8- Cilat janë rregullat e namazit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

A. Është i pëlqyer tekbiri
B. Të ha hurma në numër tek, përpara se të dalë për në namazin e (fitër) bajramit.
C. Të veshë rrobat më të mira, kjo është për burrat, ama për gratë ato nuk duhet të veshin rrobe të bukura kur të dalin për në musalën e bajramit.
D. Të lahet për namazin e bajramit.
E. Njerëzit urojnë njëri-tjetrin
F. Është e ligjësuar për atë që shkon për në namazin e bajramit që të shkojë nga një rrugë dhe të kthehet nga një rrugë tjetër.

📚 مجموع الفتاوى” (١٦ /٢١٦-٢٢٣)”

9- Cili është sunneti përpara namazit të fitër bajramit dhe atij të kurbanit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Sunneti në fitër bajram është që të ha hurma në numër tek përpara daljes për në musala.

Ama në namazin e kurbanit, sunneti është që të ha nga mishi i kurbanit të tij, të cilin e ther pas namazit.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٣٤/١٦)”

10- A është sunneti shkuarja për në musalan e bajramit në këmbë apo me mjet udhëtimi?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Është sunnet që të jetë në këmbë, vetëm nëse ka nevojë për mjet mund të hypë, nuk ka problem.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٣٥/١٦)”

11- Cila është urtësia në ndryshimin e rrugës ditën e bajramit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

A. Ndjekja e shembullit të Profetit ﷺ, kjo është prej sunnetit.
B. Shfaqja e ritualit, ritualit të namazit të bajramit në të gjitha tregjet e vendit.
C. Dy rrugët do të dëshmojnë për të Ditën e Kiametit.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٣٧/١٦)”

📌 Në ç’vend falet namazi i Bajramit?

12- Gjykimi i faljes së namazit të Bajramit në xhami?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Nuk është e pëlqyer falja e namazit të bajramit në xhami, përveç kur ka ndonjë arsye, sepse sunneti është të falet në shkretëtirë.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٣٠/١٦)”

13- A është e ligjësuar falja e namazit në shkretëtirë?

Ka thënë ibnu Bāz:

Namazi i bajramit falet në qytete dhe fshatra dhe nuk është e ligjësuar falja e tij në shkretëtirë.

📚 مجموع الفتاوى” (١٣/٩)”

14- Gjykimi i faljes së namazit të bajramit në stadium?

Ka thënë ibnu Bāz:

A. Nuk është problem namazi juaj në vendin e përmendur, përderisa është i pastër dhe nuk ka papastërti.
B. Nëse në të ardhmen ju lehtësohet një vend tjetër më të mirë sesa ai, atëherë kjo është më parësore dhe më e mirë.

📚 مجموع الفتاوى” (١٣/١١)”

📌 Larmija e namazit të bajramit në një vend

15- Gjykimi i larmisë së namazit të bajramit në një vend?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Nëse e kërkon nevoja për këtë, atëherë nuk ka problem, ashtu siç e kërkon nevoja për Xhumanë.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٢٤/١٦)”

📌 Koha e namazit të Bajramit

16- Cila është koha më e mirë për namazin e bajramit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Koha e namazit të bajramit është prej ngritjes së diellit në lartësinë e një shtizë drejt zenitit, vetëm se në namazin e Kurbanit është sunnet falja herët dhe vonimi i namazit të fitrit, për shkak të asaj që është transmetuar se Profeti -sal’lAllahu alejhi ue ala elihi- e falte namazin e Kurbanit kur ngrihej dielli në lartësinë e shigjetës, ndërsa namazin e fitrit kur ngrihej në lartësinë e dy shtizave

📚 مجموع الفتاوى” (٢٢٩/١٦)”

📌 Përshëndetja e xhamisë përpara namazit të bajramit

17- Gjykimi i përshëndetjes së xhamisë përpara namazit të bajramit

Ka thënë ibnu Bāz:

A. Nëse namazi i dy bajrameve falet në xhami, atëherë ajo që është e ligjësuar është që ai i cili vjen në xhami fal tehijetul mesxhid.
B. Ama nëse falet në musala që është caktuar për namazin e dy bajrameve, atëherë ajo që është e ligjësuar është mosfalja përpara namazit të bajramit.

📚 مجموع الفتاوى” (١٣/ ١٥-١٦)”

18- A e fal tehijetul mesxhid ai që futet në musala për të falur namazin e bajramit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Mendimi më i saktë është se ai që futet në musalanë e Bajramit, nuk duhet të ulet pa falur dy rekate.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٥٢/١٦)”

19- A e merr gjykimin e xhamisë musala e bajramit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Ajo që duket prej sunnetit është se musala e bajramit është xhami.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٥١/١٦)”

📌 Ezani dhe ikameti në namazin e bajramit

20- A ka ezan dhe ikamet për namazin e bajramit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Namazi i bajramit nuk ka as ezan dhe as ikamet.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٣٧/١٦)”

📌 Thirrja për namazin e bajramit

21- Gjykimi i thirrjes për namazin e bajramit?

Ka thënë ibnu Bãz:

Thirrja për namazin e bajramit është bidat nuk ka baza.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٣/١٣)”

Ka thënë Lexhnja:

Thirrja për namazin e dy bajrameve me: namazi me xhemat dhe jo vetëm është prej fjalëve që nuk lejohen, madje është bidat i shpikur.

📚 اللجنة الدائمة” (٣١٦/٨)”

📌 Forma e namazit të bajramit

22- Forma e namazit të bajramit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

1- Jep tekbirin e ihramit, lexon duanë hyrëse, më pas jep 6 tekbire, më pas lexon fatihanë dhe një sure me të: ose “sebbih” ose “Kaf” në rekatin e parë.

2- në rekatin e dytë, kur ngrihet nga sexhdja ngrihet me tekbir, më pas jep pesë tekbire pasi të jetë ngritur, më pas lexon fatihanë dhe një sure, nëse lexon në të parin (sebbih) në të dytin lexon “el-Gashijeh” dhe nëse lexon në të parin “Kaf” në të dytin lexon “el-kamer”.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٢٣/١٦)”

23- Gjykimi i namazit të atij që jep vetëm tekbirin e ihramit në namazin e bajramit.

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Namazi i tij është i saktë, nëse mjaftohet vetëm me tekbirin e ihramit (tekbirin e lidhjes në Namaz); sepse tekbiret shtesë mbi tekbirin e ihramit janë sunnet.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٣٨/١٦)”

24- Kur thuhet duaja hapëse në Namazin e Bajramit?

Ka thënë ibnu Uthejmin, thuhet pas tekbirit të ihramit, çështja në lidhje me këtë ka tolerancë, edhe nëse e vonon deri në tekbirin e fundit nuk ka problem.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٤٠/١٦)”

25- Çfarë thuhet në mes çdo tekbiri në Namazin e dy Bajrameve?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Nuk ka për këtë dhikër të lavdëruar dhe të veçantë, por lavdëron Allahun dhe çon salate mbi Profetin në çdo formë që dëshiron dhe nëse e lë nuk ka ndonjë gjë, sepse ajo është diçka e pëlqyer.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٤١/١٦)”

Ka thënë Lexhnja:

Është ligjësuar për të që të lavdërojë Allahun, të thotë: subhan Allah, Allahu Ekber dhe çon salate për Profetin në mes dy tekbireve.

📚 اللجنة الدائمة” (٣٠٢/٨)”

26- Cili është gjykimi nëse harron tekbiret e namazit bajramit derisa të fillojë me leximin?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Nëse e harron tekbirin në namazin e Bajramit, derisa fillon të lexojë, atëherë kjo detyrë bie, sepse ai është sunnet që e humbi vendin e vet; ashtu siç harron duanë hapëse derisa fillon të lexojë, andaj ajo bie si detyrë.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٤٤/١٦)”

27- Cili është gjykimi nëse unë e arrij imamin kur më ka humbur diçka prej tekbireve shtesë?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Nëse lidhesh me imamin gjatë tekbireve, së pari jep tekbirin e ihramit, pastaj ndiq imamin në pjesën e mbetur dhe ka rënë prej teje ajo që ka kaluar.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٤٥/١٦)”

28- Nëse njeriut i humbet diçka prej tekbireve të Bajramit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

A. Ajo që i humbi bie si detyrë dhe nuk është nevoja për të ardhur me të, po ashtu nëse i harron ato apo harron disa prej tyre derisa të fillojë me leximin, atëherë nuk është nevoja të vijë me to sepse ato janë sunnet që i ka humbur vendi i tyre.

B. Ama nëse humb me imamin 1 rekat, atëherë ai vjen me tekbiret e atij rekati që ka humbur.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٤١/١٦)”

29- Kur falësi lidhet në namazin e Bajramit dhe imami e ka përfunduar rekatin e parë si e kompenson atë?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Kur imami të japë selam e kompenson në formën e tij, dmth me tekbiret e tij.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٥٦/١٦)”

📌 Khutbja e Bajramit

30- Gjykimi i mbajtjes së khutbes përpara namazit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Mbajtja e khutbes së dy Bajrameve përpara namazit është bidat, e kanë disaprovuar atë sahabët -Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre-.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٤٩/١٦)”

31- A ka Bajrami një khutbe apo dy khutbeh?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Sunneti është një khutbeh, e nëse i mban dy khutbeh nuk ka problem.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٤٨/١٦)”

32- A e fillon khatibi khutben e Bajramit me kërkim falje apo me tekbir?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

A. Sa i takon istigfarit (kërkimit të faljes) ajo nuk hapet me të dhe nuk di askënd që ta këtë thënë këtë.

B. Sa i takon temhidit (thënia: el-hamdulilah…) apo tekbirit, dijetarët kanë pasur mospajtime në lidhje me këtë:

Disa prej tyre kanë thënë: fillon me tekbir.

Dhe disa prej tyre kanë thënë: fillon me temhid.

Çështja në këtë ka tolerancë.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٤٨/١٦)”

33- Çfarë gjykimi ka prezantimi në khutben e Bajramit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Prezantimi në khutbe nuk është detyrim, kush dëshiron prezanton, dëgjon dhe përfiton, e kush dëshiron largohet.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٤٩/١٦)”

34- Çfarë gjykimi ka biseda gjatë khutbes së Bajramit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Nuk ka dyshim se prej edukatës është që të mos flasë; sepse nëse flet pengon veten dhe pengon të tjerët nga ai që i flet, nga dëgjimi apo shikimi i tij.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٤٧/١٦)”

35. A është Sunneti që khatibi të qëndrojë në këmbë apo të rri ulur?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Sunneti në khutben e xhumasë dhe të Bajramit është që khatibi të qëndrojë në këmbë.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٤٧/١٦)”

36. A është sunnet që imami ta mbajë khutben në minber në namazin e Bajramit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

A. Disa dijetarë kanë mendimin se ajo është sunnet
B. Dhe disa dijetarë kanë mendimin se khutbja pa minber është më parësore.

Çështja në këtë ka tolerancë.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٥٠/١٦)”

📌 Tekbiri në dy Bajramet

37- Cili është tekbiri mutlak dhe mukajed në Kurban Bajram?

Ka thënë Lexhnja:

A. Tekbiri mutlak (i pakufizuar) bëhet në çdo kohë që nga fillimi i muajit Dhil Hixheh e deri ditën e fundit të teshrikut (11, 12, 13 Dhul Hixheh)

B. Ama tekbiri mukajed (i kufizuar) bëhet pas çdo namazi farz, që prej sabahut të ditës së Arafatit e deri në namazin e ikindisë ditën e fundit të teshrikut.

📚 اللجنة الدائمة” (٣١٢/٨)”

38- Kur fillon tekbiri dhe kur mbaron në namazin e Fitër Bajramit?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Tekbiri ditën e Fitër Bajramit fillon prej perëndimit të diellit ditën e fundit të Ramazanit derisa të prezantojë imami për namazin Fitër Bajramit.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٥٩/١٦)”

39- Cila është forma e tekbirit gjatë dy Bajrameve?

Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber la Ilahe il-la Allah, uAllahu Ekber Allahu Ekber ue lilahi el-hamd

📚 مجموع الفتاوى” (٢٥٩/١٦)”

40- Çfarë gjykimi ka tekbiri me xhemat gjatë ditëve të festave?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Tekbiri me xhemat gjatë ditëve të festave nuk është i ligjësuar, Sunneti në lidhje me këtë është që njerëzit të bëjnë tekbir me zë të lartë dhe çdonjeri bën tekbir më vete.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٦٨/١٦)”

41- Cili është mendimi juaj për atë që bën tekbir në xhami me anë të mikrofonit dhe masat e pasojnë duke bërë tekbir pas tij.

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Kam frikë se kjo është prej kalimit të kufijve.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٦٠/١٦)”

42- A i jepet përparësi tekbirit përpara dhikrit që është pas çdo namazi?

Ka thënë ibnu Uthejmin:

Nuk ka ardhur një tekst i saktë dhe i qartë nga Profeti ﷺ në lidhje me tekbrin e kufizuar, porse janë vetëm ethere dhe ixhtihadate të dijetarëve, ata kanë thënë: i jepet përparësi tekbirit përpara dhikrit të përgjithshëm pas namazeve.

📚 مجموع الفتاوى” (٢٦١/١٦)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: