Loading

Pyetje drejtuar el-al’lameh ibnu Baz -Allahu e mëshiroftë-

Pyetje: çfarë gjykimi t’u japësh dorën grave dhe a lejohet t’u japësh dorën grave duke pasur një perde, siç është rroba dhe jo vetëm, Allahu jua shpërbleftë me të mira?

Përgjigje: bismiLahir Rahmanir Rahim, elhamdulilah, ue sal-la Allahu ue sel-lem ala Resuli-Lah ue ala Elihi ue as’habihi ue menihteda bihudāhu, dhe më pas:

Nuk lejohet t’i japësh dorën gruas së huaj, për shkak të fjalës së Profetit ﷺ në hadith sahih:

“Unë nuk ua jap dorën grave”

Ka thënë Aishja -radij Allahu anha-:

“Pasha Allahun! Dora e të Dërguarit të Allahut nuk e ka prekur kurrë dorën e grave, ai ja merrte besën vetëm me fjalë”

Sepse dhënia e dorës është mjet për të rënë në fitne, ajo nuk lejohet qoftë edhe me perde, sepse dhënia e dorës me perde është mjet për tek dhënia e dorës pa perde, mjafton përshëndetja me fjalë dhe pyetja për gjëndjen dhe mjafton elhamdulilah, ama, ato që janë të ndaluara për ty për martesë nuk ka problem, nuk ka problem që burri t’ja japë dorën nënës së tij, motrës së tij, bijës së tij dhe hallës së tij etj…, po.

https://binbaz.org.sa/fatwas/9334/%D8%AD%D9%83%D9%85-%D9%85%D8%B5%D8%A7%D9%81%D8%AD%D8%A9-%D8%A7%D9%84%D9%85%D8%B1%D8%A7%D8%A9-%D9%85%D9%86-%D9%88%D8%B1%D8%A7%D8%A1-%D8%AD%D8%A7%D9%89%D9%84-%D9%88%D8%A8%D8%AF%D9%88%D9%86-%D8%AD%D8%A7%D9%89%D9%84

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: