1) Gjatë kësaj dite është namazi i Xhumasë, i cili është namazi më i mirë
Allahu i Lartësuar ka thënë:
{يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِنْ يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ}
{O ju të cilët keni besuar, kur të bëhet thirrja për falje ditën e Xhuma, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe lëreni tregtinë! Që ta dini, kjo është më e mirë për ju!}
Transmeton Muslimi (hadithi nr. 233) nga Ebu Hurejrete radij’Allahu anhu se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
«Pesë faljet, dhe Xhumaja deri në Xhuma janë falje gjynahesh në mes tyre; e gjithë kjo nëse nuk bën gjynahe të mëdha.»
2) Falja me xhemat e sabahut të Xhumasë është falja më e mirë që muslimani fal gjatë javës
Transmetohet nga Ibnu Umeri -radij’Allahu anhuma- se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«Falja më e mirë tek Allahu është falja e sabahut të ditës së Xhuma me xhemat.»
E transmetoi El-Bejhakij në: “Shu’abul Iman” dhe e ka saktësuar El-Albanij në “Sahihul Xhami’i” (1119).
Prej veçorive të kësaj faljeje të sabahut në ditën e Xhuma është edhe kjo: është sunnet që të lexohet surja “Sexhdeh” në rekatin e parë dhe surja “Insan” në rekatin e dytë.
Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu- transmeton se Pejgamberi ﷺ në Sabahun e ditës së Xhuma lexonte: {elif lam mim, tenzijl} [surja es-Sexhdeh] në rekatin e parë dhe në të dytin: {Hel etã alel insani hijnun mined dehri lem jekun shej’en medhkurah} [surja el-Insãn] .
📚 E transmetoi el-Bukharij (851) dhe Muslimi (880).
Në “Fet’hul Barij”, gjatë shpjegimit të këtij hadithi Ibnu Haxheri thotë:
Është thënë se urtësia në lidhje me këto dy sure është tregues i asaj që gjendet në këto dy sure prej përmendjes së krijimit të Ademit dhe gjëndjeve të njerëzve Ditën e Kijametit, sepse krijimi Ademit ishte ditën e Xhuma dhe Dita e Kijametit do të ndodhë ditën e Xhuma. (Mbaroi fjala e tij.)
Transmetohet nga Ebu Lubabete ibnu Abdul-Mundhir se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«Me të vërtetë, dita e Xhumasë është zonja e ditëve dhe më madhështorja tek Allahu, madje është më madhështore sesa dita e kurbanit dhe dita e bajramit të madh. Ajo ka pesë veçori:
– Atë ditë është krijuar Ademi;
– Atë ditë Allahu, Ademin e zbriti nga Xhenneti për në tokë;
– Atë ditë Ademi vdiq;
– Në të ka një orë gjatë së cilës nëse robi i kërkon Allahut diçka, i jepet; përveç nëse kërkon diçka të ndaluar;
– Në atë ditë do ndodhë Kijameti.
Nuk ka engjëll të afërt, as qiell, as tokë, as erëra, as male dhe as det që mos të kenë frikë nga dita e Xhuma!»
E transmetoi Ibnu Maxheh (1084); hadithin e ka bërë Hasen shejkh El-Albanij në “Sahihul Xhami’i” (2279)
3) Ai që vdes ditën e Xhuma apo natën e saj, Allahu e ruan nga sprova e varrit
Transmetohet nga Abdullah bnu Amër -radij’Allahu anhuma- se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
«Çdo musliman që vdes ditën e Xhuma apo natën e Xhuma, Allahu e ruan nga sprova e varrit.»
E transmetoi Et-Tirmidhij (1074); saktësoi el-Albanij në “Ahkamul Xhenaiz” (fq. 49-50)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema