Nga shejkh Muhamed Bazmul -Allahu e ruajttë-
Ka thënë -Allahu e ruajttë-:
Medh’hebet fik’hijeh janë rrugë të jurisprudencës.. në çdo rrugë janë bërë të njohur dijetarë.
Rrugët e jurisprudencës ishin dy:
1- Rruga e dijetarëve të Hixhazit
2- Rruga e dijetarëve të Irakut
Shenja më e rëndësishme e rrugës së dijetarëve të Hixhazit ishte: pasimi i pakët i mendimit, për shkak të haditheve dhe ethereve të shumta që kishin ata.
Shenja më e rëndësishme e rrugës së banorëve të Irakut ishte shumica e mendimit, për shkak të pakicës së haditheve dhe ethereve që kishin ata.
Nga banorët e Hixhazit u dallua imam Maliku.
Nga dijetarët e Irakut u dallua imam ebu Hanifeh.
Erdhi esh-Shafi’ij, nxënësi i Malikut dhe përfitoi nga librat e ehlul Ra’ij (njerëzve të mendimit) dhe ai kishte dijen e banorëve të Hixhazit dhe i harmonizoi të dyja rrugët.
Erdhi Ahmedi, nxënësi i esh-Shafi’ij dhe eci në gjurmët e esh-Shafi’ij…, vetëm se dija e tij mbi hadithet dhe etheret ishte më e madhe sesa e atij që i parapriu.
Ka edhe dijetarë të tjerë në çdo rrugë, mirëpo medh’hebet e tyre u harruan.
Siç ishte:
- Medh’hebi i el-Euzā’it në Sham.
- Medh’hebi i eth-Theurit në Irak.
- Medh’hebi et-Tebarij
- Medh’hebi i ibnu Rahujeh
Etj…
Këto medh’hebe ishin rrugë të punës me atë që erdhi në fe.
Muslimani nuk e ka detyrë të pasojë ndonjërin prej tyre, nëse ai është njeri i thjeshtë duhet të pyes atë që ka besim në fenë dhe dijen e tij, prej njerëzve të dhikrit (dijetarëve) pa pasur për qëllim një medh’heb të caktuar.
Nëse ai është muxhtehid duhet që të bëjë ixhithad.
Nëse është pasues duhet të pasojë atë që i bëhet e qartë prej argumentit.
Dijetarët e Saudisë mësojnë medh’hebin e Ahmed ibnu Hanbel dhe bëjnë ixhithad në njohjen e argumentit dhe ndryshojnë nga njëri-tjetri në lidhje me këtë.
Ata që janë njohur më shumë për ixhtihad janë:
- Ibnu Ibrahim
- Ibnu Humejd
- Ibnu Baz
- Ibnu Uthejmin
dhe i fundit prej tyre: - el-Feuzan
Nuk ka sot nga ajo që unë di dijetarë që të krahasohen me dijetarët tanë në lidhje me metodologjinë e shëndoshë dhe rrugën e drejtë dhe nuk pastroj tek Allah askënd.
Dhe prej dijetarëve në botën Islame:
Ahmed Shakir në Egjipt
Muhamed Hamid el-Fakij në Egjipt
El-Albanij në Siri dhe Jordani
Dhe ata janë në rrugën e dijetarëve tani Allahu i mëshiroftë.
Marrë nga faqja e shejkhut në Facebook
Përktheu: Abdur-Rahman Mema