Loading

Ka ardhur në Librin “el-Feuakihud Deuanij…” se:

Vdiq një grua dhe fetusi lëvizte në barkun e saj, u pyet për këtë gjë Esh’heb⁽¹⁾ dhe ibnul Kāsim⁽²⁾…

Esh’hebi dha fetva për t’ja çarë barkun.
Kurse ibnul Kāsim dha fetva për mosçarjen e tij.

Ata vepruan me fjalën e Esh’hebit dhe foshnja doli gjallë, u rrit dhe u bë dijetar ku merrej dija dhe ai merrte fjalën e Esh’hebit dhe e linte fjalën e ibnul Kāsim.

📚 “الفواكه الدواني على شرح رسالة ابن أبي زيد القيرواني” (٣٠٣/١)


(1) Ai është ebu Amër Esh’heb ibnu Abdul-Aziz ibnu Daud ibnu Ibrahim el-Kajsij el-Xheadij, fakihu egjiptian i medh’hebit malikij, është thënë emri i tij është Miskin dhe i është vendosur llagapi Esh’heb (140 – 204 h)[1], muftiu i Egjiptit, Esh’heb ishte kreu i shtëpisë së thesarit të Egjiptit dhe kishte pasuri dhe pozitë. [2]

Ka transmetuar nga: El-Lejth ibnu Sa’ad, Jahja ibnu Ejjub el-Gafikij, Sulejman ibnu Bilal…

Kanë transmetuar prej tij: el-Harith ibnu Miskin, Sahnun ibnu Se’id, Abdul-Melik ibnu Habib es-Sulemij fakihu i Andulizisë…

Thoshte Sahnun: “Allahu e mëshiroftë Esh’hebin, nuk shtonte asnjë shkronjë përtej asaj që dëgjonte [3].

(2) Ai është Ebu Abdullah Abdur-Rahman ibnul Kāsim ibnu Khalid ibnu Xhunadeh (132 – 191 h), nxënësi i imam Malikut për 20 vite, ishte ibnul Kāsim prej nxënësve të sinqertë të imam Malikut, dëgjonte prej shejkhut të tij dhe memorizonte mirë dhe punonte me këshillat e tij, njëherë Maliku i tha: “ki frikë Allahun dhe duhet të përhapësh dijen” [4]

Ishte Ibnul Kāsim nxënësi më i ditur i Malik ibnu Enes dhe më i besueshmi për dijen e tij, ishte asket, i frikësohej Allahut, larg udhëheqësve nuk i pranonte trofetë dhe as dhuratat e tyre dhe ai e përsëriste shpesh këtë thënie:

“Nuk ka hajër në qëndrimin pranë udhëheqësit dhe as në afrimin me ta” [5]

Pas vdekjes së Malikut përfituan nxënësit e Malikut nga ibnul Kasim dhe ai është autori i librit: “el-Mudeunetu el-Kubra fil medh’hebil mālikij” dhe ai është nga librat më me vlerë të tyre, e vërteta është se ibnul Kāsim ishte pika kryesore e referimit në medh’hebin Malikij, aq sa kolegu i tij Abdullah ibnu Uehb -dhe ai është nxënësi që ka ndenjur më gjatë me Malikun- ka thënë për të:

“Nëse dëshiron të mësosh këtë lëmi (fik’hun) tek imam Maliku, atëherë duhet t’i kthehesh ibnul Kasimit, ai është dalluar nga të tjerët dhe ne jemi zënë me të tjerë [6].

ــــــــــــــــــــــــــــــــــــــــ
[1] «الوافي بالوفيات»، للصفدي، (٣ /٢٦٣)
[2] «سير أعلام النبلاء»، الطبقة العاشرة، أشهب بن عبد العزيز، الجزء التاسع، صـ 501، 503، مؤسسة الرسالة، سنة النشر: 1422هـ / 2001م
[3] «سير أعلام النبلاء»، الطبقة العاشرة، أشهب بن عبد العزيز، الجزء التاسع، صـ 501، 503، مؤسسة الرسالة، سنة النشر: 1422هـ / 2001م
[4] “الديباج المذهب في معرفة علماء أعيان المذهب”، لابن فرحون المالكي.
[5] «سير أعلام النبلاء»، الطبقة التاسعة، ترجمة “عبد الرحمن بن القاسم”
[6] «مالك حياته وعصره أراؤه الفقهية»، لمحمد أبو زهرة.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: