Komisioni i Përhershëm për Fetva: Nëse e kujton përpara se të ngrihet, duhet të kthehet dhe të bëjë teshehudin; nëse e kujton pasi është ngritur në këmbë, përpara leximit të fatihasë, nuk është i pëlqyer kthimi; nëse e kujton pas fillimit të fatihasë, është e ndaluar për të që të kthehet; dhe në të gjitha këto rrethana duhet që të bëjë sexhdet e harresës (sehui sexhdet).
Dhe nga Allahu vjen suksesi! Ue sal-lAllahu ala nebijjina Muhamed ue alihi ue sahbihi ue sel’lem!
📚 “Feteual Lexhnetil Daimeh lil Buhuthil Ilmijeti uel Ifta” 6/6-7, fetvaja nr: 20941
Kryetar: Abdul-Aziz el esh-Shejkh.
Anëtar: Abdullah el-Gudejan (rahimehullah).
Anëtar: Salih el-Feuzan.
Anëtar: Bekër Ebu Zejd (rahimehullah).
Përktheu: Abdur-Rahman Mema