Thotë shejkh ibnul Uthejmin: Në lidhje me gjykimin e synetit ka khilaf (mospajtim) në mesin e dijetarëve dhe mendimi më i saktë është se për meshkujt është obligim dhe për femrat është sunnet.
Ndryshimi midis të dyjave është se syneti për burrat ka dobi që i kthehet një kushti prej kushteve të namazit që është pastërtia, sepse nëse lafsha nuk hiqet, atëherë urina del dhe kalon nëpër kokën e penisit, mbetet dhe mblidhet në lafshë dhe bëhet shkak për djegie apo për infeksione, apo sepse sa herë që e lëviz atë, del prej tij diçka që e bën atë të papastër.
Sa për gruan maksimumi që vjen prej dobisë së tij është se ai i ul asaj epshin dhe kjo është një kërkesë për të qenë e plotë dhe jo për të larguar dëmin.
Dijetarët kanë vënë kusht për obligueshmërinë e synetit, se ai që bëhet synet të mos ketë frikë për veten e tij, prej vdekjes apo prej sëmundjeve, nëse ka frikë, atëherë nuk është obligim për të; sepse obligimet nuk janë detyrim, kur je i paaftë ose kur ke frikë prej vdekjes apo dëmtimit.
Dhe argumenti për obligueshmërinë e synetit për meshkujt është:
I pari: kanë ardhur hadithe të shumta që tregojnë se Pejgamberi -sal’Allahu alejhi ue sel’lem- urdhëroi atë që është i shëndetshëm që të bëhet synet dhe origjina për urdhrin është obligueshmëria.
I dyti: është se syneti është shenjë dalluese në mes muslimanëve dhe të krishterëve, saqë muslimanët i njihnin të vrarët e tyre në beteja, nëpërmjet synetit, dhe kanë thënë: syneti është shenjë dalluese, pët sa kohë që është i tillë, atëherë ai është obligim prej obligimeve të dallimit në mes muslimanit dhe jo-muslimanit, për këtë arsye ka ardhur ndalimi nga përngjasimi i muslimanit me jo-muslimanin, për shkak të fjalës së Pejgamberit -sal’Allahu alejhi ue sel’lem-:
“Ai që i përngjason një populli ai është prej tyre”.
I treti: syneti është prerja e diçkaje prej trupit dhe prerja e diçkaje prej tij është e ndaluar dhe harami nuk bëhet i lejuar, vetëm se me diçka që është obligim, bazuar mbi këtë syneti është obligim.
I katërti: është se për synetin ngarkohet me bërjen e tij kujdestari i jetimit dhe ai (syneti) është agresion ndaj tij dhe pasurisë së tij, sepse ai (kujdestari) i jep berberit shpërblimin në këmbim të tij, nëse nuk do të ishte obligim nuk do të lejohej mësymja ndaj pasurisë dhe trupit të tij.
Këto janë argumente treguese dhe teorike të cilat tregojnë për obligueshmërinë e synetit për meshkujt, sa për obligueshmërinë ndaj femrave ka nevojë për shtjellim, mendimi më i saktë i dijetarëve është se ai është obligim për burrat e jo për gratë, ka një hadith të dobët që thotë: “Syneti është sunnet për burrat dhe punë e nderuar për gratë”, nëse ky hadith do të ishte i saktë do të ishte vendimtar.
📚 “Mexhu’u Feteua ue resailush shejkh Muhamed bin Sãlih el-Uthejmin” (11/118)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema