Loading

Transmetojnë Ebu Daudi, en-Nesa’i dhe ibnu Khuzejmeh, rahimehumullah, prej hadithit të Usamah ibën Zejd, radijAllahu anhuma, i cili ka thënë:

I thashë të Dërguarit të Allahut ﷺ:

O Dërguari i Allahut, nuk të kam parë të agjërosh në ndonjë muaj siç agjëron në Sha’ban.

Tha: «Shumë njerëz e neglizhojnë muajin midis Rexhebit dhe Ramazanit! Ai është një muaj gjatë të cilit ngrihen veprat te Zoti i Botëve, ndaj dëshiroj që vepra ime të ngrihet ndërsa jam agjërueshëm.»

📚 Transmetoi en-Nesai (2357)

✔️ E ka vlerësuar hasen esh-shejkh el-Albanij, rahimehullah.

Ka përmendur Imam ibnu Rexheb (v. 795 h), rahimehullah, në librin e tij “Lataiful Me’arif” se Amër bnu Kajs (v. 140 h) ,rahimehullah, kur hynte muaji Sha’ban, e mbyllte tregtinë e tij, i përkushtohej leximit të Kur’anit dhe thoshte: Lum ai që e përmirëson veten e tij përpara Ramazānit!

📚 “لطائف المعارف” (ص 137)

Al’lameh Ibnu Uthejmin, rahimehullah, ka thënë:

Agjërimi në muajin Sh’abān është sunnet. Gjihashtu, shtimi i agjërimit në të është prej sunnetit. Aishja, radij’Allahu anha, ka thënë:

Nuk e kam parë atë (Profetin alejhis salatu ues selam) të agjërojë më shumë sesa në Sh’aban!

(Vijon shejhu:)

Rrjedhimisht, prej këtij hadithi, duhet agjërimi i sa më shumë ditëve në muajin e Sha’banit.

📚 “فتاوى في الزكاة والصيام” (ص ٤١٣)

Al-lāmeh Sulejmān er-Ruhejlij, Allahu e ruajttë, thotë:

Të dashurit e mi për hir të Allahut, Allahu ju dhuroi mirësi që e arritët me shëndet, hajër dhe fuqi muajin e Sha’banit!

Lavdërojeni Allahun azze ue xhel’le dhe falenderojeni Atë për këtë mirësi!  Bëjuni mirë veteve tuaja duke agjëruar sa më shumë në këtë muaj! Allahu azze ue xhel’le, për shkak të agjërimit tuaj në këtë muaj, ndoshta ju shkruan Xhennetin dhe jua çliron qafat prej Zjarrit!
……

📚 خطبة يوم الجُمُعة ١-٨-١٤٣٨هـ

Shkëputur nga Khutbja e Xhumasë, më 1.8.1438 h

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: