Loading

Ka thënë el-al’lameh Salih el-Feuzan -Allahu e ruajttë-:

Sadakaja në Ramazan është më e mirë sesa sadakaja në kohë tjetër; sepse Pejgamberi ﷺ e quajti atë muaji i bamirësisë, Ai ﷺ ishte më i shpejtë në bamirësi sesa erërat e dërguara.

Ka thënë -alejhis salatu ues selãm-:

«Kush e ushqen për Iftar një agjerues kjo do të jetë shlyerje për gjynahet e tij dhe shpëtim nga zjarri dhe do ta ketë shpërblimin si ai i agjeruesit pa iu pakësuar asgjë prej shpërblimit»

Ky është argument për vlerën e sadakas në muajin e Ramazanit, sidomos kur ai është muaj i agjerimit dhe ata që kanë nevojë mund të jenë të uritur dhe të etur të cilët posedojnë pak gjëra, nëse bamirësit bëjnë bamirësi në këtë muaj kjo do të ishte një ndihmë për ta në bindjen ndaj Allahut -subhanehu ue te’ala-, krahas kësaj duhet ditur se bindjet ndaj Allahut në përgjithësi shumëfishohen në kohë të preferuar dhe në vend të preferuar, shumëfishohen veprat për shkak kohës së preferuar ashtu siç shumëfishohen për shkak të vendit, siç janë dy xhamitë e Mekës dhe e Medinës, falja në Xhaminë e Mekës ka vlerën 100 mijë faljeve krahasuar me Xhamitë e të tjera.

Ndërsa falja në Xhaminë e Profetit ﷺ në Medine ka vlerën e 1 mijë faljeve krahasuar me xhamitë e tjera.

Dhe kjo për shkak të vlerës së vendit si dhe për shkak të kohës gjatë cilave shumëfishohen në të mirësitë. Dhe më madhështori është muaji i Ramazanit, të cilin Allahu e bëri stinë të veprave të mira, përkushtimit dhe ngritjes së gradave.

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: