Loading

Ka thënë el-Al’lameh ibnu Baaz -rahimehullah-:

Shtatzëna dhe gjidhënsja kanë të njëjtin gjykim me të sëmurin, nëse agjerimi ju krijon vështirësi u lejohet atyre të dyjave ta prishin atë, dhe ato duhet që ta kompensojnë atëherë kur të kenë mundësi, ashtu si i sëmuri.

Disa njerëz të dijes kanë thënë: që i mjafton atyre të dyjave që të ushqejnë për çdo ditë një të varfër dhe ky është mendim i dobët, e sakta është që ato duhet t’i kompensojnë ashtu si udhëtari dhe i sëmuri, për shkak të Fjalës së Allahut -azze ue xhel’le-:

{Dhe ndokush prej jush që është i sëmurë ose në udhëtim, le t’i agjerojë më vonë ato ditë që i ka prishur} [el-Bekare: 184]

Dhe për këtë na tregon po ashtu hadithi i Enes bnu Malik el-Ka’bij se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«Vërtet Allahu e ka hequr agjerimin për udhëtarin dhe e ka përgjysmuar namazin (nga katër në dy) dhe agjerimin ndaj shtatzënës dhe gjidhënëses».

E kanë transmetuar të pestë.

📚 “تحفة الإخوان بأجوبة مهمة تتعلق بأركان الإسلام” ص ١٧١

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: