Pyetje drejtuar el-al’lameh Abdul-Aziz ibnu Baz -Allahu e mëshiroftë-
Pyetje: cili është mendimi i shkëlqesisë tuaj në lidhje me mendimin e atij që thotë: se agjerimi i dhjetë ditëve të Dhil Hixhes është bidat?
Përgjigje: ky është injorant dhe duhet mësuar, Resuli ﷺ ka nxitur për punë të mira në këto ditë dhe agjerimi është prej punëve të mira, për shkak të fjalës së Profetit ﷺ:
«Nuk ka punë më të dashur tek Allahu sesa puna në këto 10 ditë»
I thanë: o i Dërguari i Allahut! as xhihadi në Rrugë të Allahut?
Tha: «As Xhihadi në Rrugë të Allahut, vetëm nëse një njeri që del me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre»
E transmetoi el-Bukharij në Sahihun e tij.
Edhe nëse Profeti ﷺ nuk i ka agjeruar këto ditë, është transmetuar prej tij se i ka agjeruar ato po ashtu është transmetuar se nuk i ka agjeruar, mirëpo ajo merret parasysh është fjala, fjala është më e madhe se vepra, nëse bashkohet fjala dhe vepra është më përforcuese për sunnetin; fjala konsiderohet më vete, vepra më vete dhe aprovimi më vete, nëse Profeti ﷺ thotë një fjalë, vepron një vepër apo aprovon një vepër, e gjithë kjo është sunnet, mirëpo fjala është më e madhja dhe më e forta prej tyre, pastaj vepra, pastaj aprovimi, Profeti ﷺ ka thënë:
«Nuk ka punë më të dashur tek Allahu sesa puna në këto ditë»,
dmth 10 ditët.
Nëse ai i agjeron ato ose jep lëmoshë përgjatë tyre, atëherë ai është në një hajr të madh, po kështu është i ligjësuar tekbiri (thënia: Allahu Ekber), temhidi (thënia: elhamdulilah) dhe tehlili (thënia: la Ilahe il-la Allah), për shkak të fjalës së Profetit ﷺ:
«Nuk ka ditë më madhështore tek Allahu dhe punë më të dashur tek Ai sesa puna në këto 10 ditë, thoni sa më shumë gjatë tyre tehlil, tekbir dhe temhid»
Allahu i dhëntë sukses të gjithëve.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema