Loading

Dijetari i madh el-Albani tregon një ngjarje interesante rreth dijetarit të madh Muhammed bin Ibrahim El shejkh –Allahu i mëshiroftë të dy–.

Çfarë tha shejkh Muhammed bin Ibrahim El shejkh kur iu kërkua mendimi i tij për unifikimin e shikimit të hënës së re në vendet arabe?

Liga Arabe, në kohën e shejh Muhammed bin Ibrahimit, vendosi të formojë një komision sheriatik për të shqyrtuar çështjen e vendeve të lindjes së hënës së re.

Në këtë komision u mblodhën astronomë së bashku me dijetarë të sheriatit për të diskutuar këtë temë. Pas studimit, ata përgatitën një memorandum dhe ia dërguan atij, shejkh Muhammed bin Ibrahim, myftiut të Arabisë Saudite –Allahu i Lartësuar e mëshiroftë–.

Në memorandum thuhej se qëllimi i këtij studimi ishte unifikimi i shikimit të hënës së re në vendet arabe, duke u nisur nga mesazhi i Ligës, e cila synon bashkimin e arabëve nën një ombrellë të vetme.

Mirëpo, shejh Muhammed bin Ibrahim shkroi një përgjigje që duhet të shkruhet me shkronja të arta.

Përgjigjja e tij ishte e gjatë, por përmbledhja e saj ishte se ai tha:

“Qëllimi i parë që duhet të shqyrtojë Liga Arabe është unifikimi i botës arabe mbi ‘La ilahe il-lAllah’ dhe mbi akiden e Teuhidit. Nëse arrin t’i bashkojë vendet arabe mbi akiden e Teuhidit dhe braktisjen e shirkut, atëherë më pas mund të shqyrtojë edhe çështjet e tjera.

Sa i përket çështjes së mospajtimeve për vendet e daljes së hënës së re dhe të ngjashme me to, ajo është një çështje e vjetër, ndërsa ju po merreni me degët duke lënë pas dore bazat. Prandaj, po jua kthej çështjen në tërësinë e saj, pa e shqyrtuar fare.”

📚 Silsiletul-Hudâ uen-Nûr e shejkh el-Albanit (599) [20:40 – 22:10]

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: