Përgjigjen e jep el-Imam El-Begauij (vq. 516 h) -rahimehullah- në tefsirin e tij
Ka thënë -Allahu e mëshiroftë-:
Allahu e fshehu këtë natë mbi këtë ummet, që ata të bëjnë përpjekje në adhurim gjatë netëve të Ramazanit, për të synuar arritjen e saj, ashtu siç fshehu orën e përgjigjes së lutjes në ditën e Xhuma, ashtu siç fshehu namazin e mesit prej pesë namazeve, ashtu siç fshehu Emrin e Tij më të Madh prej Emrave, ashtu siç fshehu Kënaqësinë e Tij te bindjet ndaj Tij, që ta kërkojnë tek të gjitha ato, ashtu siç fshehu Zemërimin e Tij tek gjynahet, që të ndalen nga të gjitha ato, ashtu siç e fshehu orën e Kiametit, që të bëjnë përpjekje në devotshmëri, si kujdes prej ndodhisë së saj.
📚 تفسير البغوي” (٤٩٠/٨)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema