Ka thënë el-al-lāmeh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Në përfundim të muajit të Ramazanit Allahu ka ligjëruar për robërit e Tij që të japin tekbir
Ka thënë i Lartësuari:
{وَلِتُكۡمِلُوا۟ ٱلۡعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُوا۟ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَاكُمۡ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُون}
{Që të plotësoni numrin e ditëve të agjerimit dhe ta madhëroni Allahun (kur të shihni hënën e Shevalit) për shkak se ju udhëzoi, e që të falenderoni}
{Ta madhëroni Allahun} dmth: ta madhëroni me zemrat dhe me gjuhët tuaja dhe kjo bëhet me artikulimin e tekbirit.
Kështu që thua: Allahu Ekber, Allahu Ekber, la ilaahe il-la Allah ue lilAhi el-Hamd
Ose jep tekbir tre herë dhe thua: Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, la ilaahe il-la Allah uAllahu Ekber, Allahu Ekber, ue lilAhi el-Hamd
E gjithë kjo është e lejuar.
Ky tekbir është sunnet tek shumica e njerëzve të dijes, ai është sunnet për burrat si dhe për gratë, në xhami, në shtëpi dhe në tregje.
Sa i takon burrave, ata e ngrenë zërin me të, kurse gratë e ulin pa e ngritur atë, sepse gruaja është e urdhëruar që ta ulë zërin e saj.
Ndaj Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Nëse ndodh diçka në namazin tuaj, burrat le të thonë: subhan Allah, ndërsa gratë le të përplasin duart.”
Gratë e fshehin e tekbirin e ndërsa burrat e shfaqin atë.
Fillimi i tij është prej perëndimit të diellit, natën e bajramit, nëse mësohet për hyrjen e muajit përpara perëndimit të diellit, siç është rasti kur njerëzit plotësojnë muajin 30 ditë, ose me shikimin e hënës së Shevalit dhe mbaron me namazin, dmth kur njerëzit bëhen gati për të falur namazin e Bajramit mbaron edhe koha e tekbirit.
📚 مجموع فتاوى ابن عثيمين” (١٦/ ٢٦٩-٢٧٢)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema