Ka thënë el-Al’lameh Abdul-Aziz bnu Baaz -rahimehullah-:
Nuk ka gjë nëse nuk ka mundësi të agjerojë dhe as të ushqejë të varfërit, frikësojuni Allahut aq sa keni mundësi. Ai nuk e ka detyrë agjerimin as ushqimin, për shkak të pamundësisë ndaj agjerimit dhe ushqyerjes, kjo është për atë që është i shëndoshë mendërisht sa për atë që është i thyer në moshë dhe ka rrjedhur nga trutë nuk e ka detyrë edhe nëse ka pasuri; sepse i janë hequr obligimet me largimin e mendjes, nëse bëhet matuf i rrjedhur nga trutë nuk e ka detyrim as agjerimin as ushqyerjen.
Por nëse është i shëndoshë mëndërisht, dhe nuk ka mundësi të agjerojë dhe as të ushqejë të varfërit, atëherë nuk ka agjërim për të edhe as ushqyerje, sepse Allahu -subhanehu ue te’ala- thotë:
{فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ}
{Frikësojuni Allahut aq sa keni mundësi}
{لَا يُكَلِّفُ اللَّهُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا ۚ}
Allahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive të veta}
http://www.binbaz.org.sa/noor/4505
Përktheu: Abdur-Rahman Mema