Loading

Muftiu: shejkh Abdul-Aziz ibnu Bāz -Allahu e mëshiroftë-

Pyetësja: qëlloi dita e Arafatit në ditën e Xhuma dhe unë agjërova ditën e Xhuma, por nuk agjërova ditën e enjte. A kam marrë gjynah me këtë gjë?

Përgjigje:

Shpresojmë që nuk ke marrë gjynah, sepse nuk ke pasur si qëllim agjërimin e saj (Xhumasë) veçmas, por e agjërove thjesht sepse është dita e Arafatit. Sidoqoftë, nëse do kishe agjëruar bashkë me të edhe ditën e Enjte, do të ishte më mirë, sepse i Dërguari ﷺ ka ndaluar nga veçimi i Xhumasë për agjëruesin vullnetar. Në këtë rast, ti je agjëruese vullnetare, prandaj nëse do agjëroje me të edhe ditën e Enjte, do ishte më mirë, ndonëse qëllimi yt ishte për të agjëruar ditën e Arafatit. Nëse besimtari është prej atyre që kërkojnë përputhjen me Profetin ﷺ dhe zbatimin e asaj që ai ka urdhëruar, padyshim kjo është më e mirë.

Sa i takon agjërimit të saj (ditës së Xhuma) veçmas, duke pasur si qëllim vlerën e saj, atëherë kjo nuk lejohet, sepse i Dërguari ﷺ ka ndaluar nga kjo. Mirëpo nëse e agjëron me qëllimin se ajo është dita e Arafatit, atëherë shpresojmë që (agjëruesi) mos të ketë marrë gjynah. Gjithsesi, nëse do kishte treguar kujdes dhe do kishte agjëruar bashkë me të edhe ditën e Enjte, kjo do ishte më e sigurtë.

📚 نور على الدرب” (٤٥٤/١٦-٤٥٥)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: