Transmeton gruaja e Hunejdete bnu Khalid dhe ajo nga disa gra të Pejgamberit ﷺ se ka thënë:
“Pejgamberi ﷺ e agjeronte ditën e nëntë të Dhul Hixhes, ditën e dhjetë të Muharremit, tre ditë të çdo muaji, të Hënën e parë të çdo muaji dhe të Enjten.”
📚 سنن أبي داود” (٢٤٣٧)”
Shejkh El-Albanij -rahimehullah- ka thënë: “hadith sahih”
Ka thënë esh-shejkh Uthejmin -rahimehullah-:
Agjerimi i dhjetë ditëve të Dhul Hixhes është prej punëve të mira dhe nuk ka dyshim, Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«Nuk ka ditë ku puna e mirë gjatë tyre të jetë më e dashur tek Allahu sesa gjatë këtyre 10 ditëve»
I thanë: o i Dërguari i Allahut, as xhihadi në Rrugë të Allahut?
Tha: «as xhihadi në Rrugë të Allahut, vetëm nëse një njeri del me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej të dyjave»
Agjerimi është i përfshirë në tërësinë e këtij hadithi, veç kësaj ka ardhur një hadith në sunnen disa e kanë bërë hadith Hasen se Pejgamberi ﷺ i agjeronte këto ditë, dmth përveç ditës së Kurban Bajramit, ka vepruar me të edhe Imam Ahmedi -rahimehullah- dhe e sakta është se agjerimi i tyre është sunnet.
📚 مجموع فتاوى ورسائل العثيمين (٢٠ /٤٣)
Ka thënë esh-shejkh Uthejmin -rahimehullah- gjithashtu:
Sa i përket agjerimit të Ditës së Arafatit ai ka thënë:
«Agjerimi i ditës së Arafatit, shpresoj tek Allahu që të jetë falje i gjynaheve të vitit të shkuar dhe të atij pas tij»
📚 رواه مسلم (١١٦٢)
Porse agjerimi i ditës së Arafatit nuk është sunnet për Haxhiun që qëndron në Arafat, i Dërguari i Allahut ﷺ nuk ka qenë agjerueshëm gjatë qëndrimit të tij atje, dhe e bëri publike për njerëzit se ai nuk ishte agjerueshëm, ata e dëshmuan me qëllim që ta pasojnë atë në këtë gjë.
Ka thënë esh-shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad -Allahu e ruajttë-:
Ka ardhur nga Pejgamberi ﷺ ajo që tregon për agjerimin e 10 ditëve dhe ka ardhur një hadith i përgjithshëm që përfshin agjerimin dhe jo vetëm dhe ka ardhur në një biografi tjetër e kundërta e tij dmth: për mos agjerimin e 10 ditëve.
Porse agjerimi i dhjetë ditëshit është afrim tek Allahu dhe prej afrimeve më të mira, dhe ai është brenda tërësisë së hadithit:
«Nuk ka ditë ku puna e mirë gjatë tyre të jetë më e dashur tek Allahu sesa gjatë këtyre 10 ditëve»
Fjala e tij: “I Dërguari i Allahut ﷺ e agjeronte ditën e nëntë të Dhul Hixhes”
Dmth 10 ditët e Dhul Hixhes përveç ditës së Kurban Bajramit.
📚 شرح سنن أبي داود” (٣ /٢٨٧)”
Ka thënë Ibnu Rexheb -rahimehullah- për agjerimin e 10 ditëve të Dhul Hixhes:
“Prej atyre që i agjeronin 10 ditët e Dhul Hixhes ishin: Abdullah bnu Umer -radij’Allahu anhuma- tashmë parapriu fjala e El-Hasen (El-Basrij), ibnu Sirinit dhe Katades për vlerën e agjerimit të tyre dhe kjo është fjala e shumicës së dijetarëve ose e shumë prej tyre”
📚 لطائف المعارف” (ص ٢٦٢)”
Këtu ka një problem:
Ka ardhur në Sahihun e Muslimit nga Aishja, nëna e besimtarëve -radij’Allahu anha- se ka thënë: “Nuk e kam parë kurrë të Dërguarin e Allahut ﷺ agjerueshëm gjatë dhjetë ditëshit”.
📚 رواه مسلم (٢٨٤٦)
Ka thënë Ibnu Haxher -rahimehullah-:
“Nuk e kam parë kurrë të Dërguarin e Allahut ﷺ agjerueshëm gjatë 10 ditëshit”
Mundet që kjo të jetë prej atyre gjërave të cilat dëshironte t’i bënte por i linte nga frika se mos i bëhej detyrim ummetit të tij, ashtu siç është transmetuar prej hadithit të Aishes gjithashtu.
📚 فتح الباري” (٢ /٥٩٣)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema