Loading

Ka thënë shejkh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

Lejohet agjerimi i 3 ditëve të teshrikut për ata që kryejnë Haxhin Kiran dhe Temet-tu’ -nëse nuk gjejnë kurban-, që të mos u humbasë sezoni i Haxhit.

Përveç këtij rasti nuk lejohet agjerimi i tyre, edhe nëse personi ka për të agjeruar 2 muaj rresht, ai e prish agjerimin ditën e Kurban Bajramit dhe përgjatë 3 ditëve pas tij, dhe pas kësaj e vijon me agjerimin e tij.

📚 فتاوى رمضان” (ص ٧٢٧)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: