Rregull: çdo gjallesë për të cilën Resuli ﷺ ka urdhëruar vrasjen, nuk lejohet të hahet; gjithashtu, çdo gjë për të cilën ka ndaluar të vritet, nuk lejohet të hahet.
Dhe Resuli ﷺ ka ndaluar nga vrasja e bretkosës.
Argumenti për ndalesën e vrasjes së saj gjendet në hadithin të cilin e transmeton e Ebu Daudi (3871) dhe e ka saktësuar El-Albanij:
“Një mjek e pyeti Profetin ﷺ nëse mund ta përdorte bretkosën për ilaç dhe Profeti ﷺ e ndaloi nga vrasja e saj.”
Kjo pra në lidhje me bretkosën.
Kurse sa i takon kërmillit të tokës, xhumhuri e dijetarëve kanë thënë se nuk lejohet të hahet, përveç atij që jeton në det.
Një pjesë tjetër e dijetarëve e kanë lejuar meqënëse nuk ka gjak, duke e krahasuar me karkalecat.
Nuk ka ardhur ndonjë argument në lidhje me kërmillin; në këtë rast është përdorur kijasi (analogjia) nga ana e dijetarëve që e lejojnë dhe mungesa e argumentit për ata që e kanë ndaluar.
Përgatiti: AbduRrahman Mema