Loading

Nuk mendoj që një person, i cili i lexon keto përgëzime dhe pas kësaj të fle gjatë namazit të sabahut, vetëm se ai që është privuar nga kjo gjë

📌 Përgëzimi i parë:

Shkëlqim i plotë Ditën e Kiametit

Nga Burejdeh el-Eslemij dhe ky nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë:

«Përgëzoji ata që ecin në errësirë për të shkuar në xhami me shkëlqim të plotë Ditën e Kiametit»

📚 Trasmetoi Ebu Daudi dhe Et-Tirmidhij dhe e ka saktësuar el-Albanij

📌 Përgëzimi i dytë:

Dy rekatet e Sabahut janë më të mira sesa dunjaja dhe çka në të

Nga Aishja -radij’Allahu anha- dhe ajo nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë:

«Dy rekatet e fexhrit janë më të mira sesa dunjaja dhe çka në të»

📚 Transmetoi Muslimi

📌 Përgëzimi i tretë:

Mirësitë e shumta për çdo hap që hedh për të shkuar në xhami

Nga ‘Ukbetu bin ‘Amir se ka thënë: i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«Kush del nga shtëpia e tij për në xhami i shkruhen atij për çdo hap që hedh 10 të mira, dhe ai që qëndron në xhami duke pritur namazin është si ai që adhuron Allahun, dhe shkruhet prej atyre që falen, derisa të kthehet në shtëpinë e tij».

📚 Transmetoi Ahmedi

📌 Përgëzimi i katërt:

Për të dëshmojnë Engjëjt:

Allahu i Lartësuar ka thënë:

{أَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ لِدُلُوكِ ٱلشَّمۡسِ إِلَىٰ غَسَقِ ٱلَّیۡلِ وَقُرۡءَانَ ٱلۡفَجۡرِۖ إِنَّ قُرۡءَانَ ٱلۡفَجۡرِ كَانَ مَشۡهُودࣰا}

{Kryeje namazin prej kthimit të diellit (nga gjysma e qiellit) deri në errësirën e natës dhe lexo Kur’an në agim, me të vërtetë leximi i Kur’anit në namazin e sabahut është i dëshmuar (nga engjejt)} [el-Isra: 78]

📌 Përgëzimi i pestë:

Shpëtimi nga Zjarri

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

«Nuk e prek Zjarri atë që falet para lindjes së diellit dhe përpara perëndimit të tij» – dmth Namazi i sabahut dhe i Ikindisë-.

📚 Transmetoi Muslimi

📌 Përgëzimi i gjashtë:

Shikimi i Allahut -azze ue xhel’le- në para hyrjes në Xhennet dhe më pas në Xhennet

Transmetohet nga Xherir bin Abdullah -radij Allahu anhu- se ka thënë: Ishim tek Pejgamberi ﷺ ndërkohë vështroi hënën gjatë natës -dmth hënën e plotë- dhe tha:

«Ju, me të vërtetë do ta shikoni Zotin tuaj ashtu siç shikoni këtë hënë nuk do të shtyheni për ta parë Atë, nëse mundeni që ta falni namazin para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, atëherë bëjeni» pastaj lexoi:

{وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ قَبۡلَ طُلُوعِ ٱلشَّمۡسِ وَقَبۡلَ غُرُوبِهَاۖ وَمِنۡ ءَانَاۤىِٕ ٱلَّیۡلِ فَسَبِّحۡ وَأَطۡرَافَ ٱلنَّهَارِ لَعَلَّكَ تَرۡضَىٰ}

{Dhe përlëvdoje me lavdërim Zotin tënd përpara lindjes së diellit dhe përpara perëndimit të tij} [Taha: 130]

📚 Mutefekun alejhi (el-Bukhari & Muslimi)

📌 Përgëzimi i shtatë:

Ka shpërblimin sikur je falur gjithë natën

Transmetohet nga ‘Uthman bin ‘Affaan -radij’Allahu anhu- se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

«Kush e ka falur Jacinë me xhemat, është sikur të jetë falur deri në gjysmën e natës dhe kush e ka falur namazin e sabahut me xhemat, është sikur të jetë falur gjithë natën».

📚 Transmeton Muslimi

📌 Përgëzimi i tetë:

Engjëjt bëjnë dua për të

Transmetohet nga ‘Alij bin Ebij Taalib -radij’Allahu anhu- se ka thënë: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

«Kush e fal sabahun, pastaj qëndron në vendin e faljes, Engjëjt bëjnë dua për të, dhe lutja e tyre për të është: o Allah fale atë, o Allah mëshiroje atë».

📚 Transmetoi Ahmedi

📌 Përgëzimi i nëntë:

Ka shpërblimi e Haxhit dhe të Umres

Transmetohet nga Enes bin Maalik -radij’Allahu anhu- se ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«Kush e fal sabahun me xhemat, pastaj rri ulur dhe përmend Allahun, derisa të lind dielli, dhe më pas fal dy rekate, i shkruhet atij, ashtu si shpërblimi i Haxhit dhe Umres, i plotë, i plotë, i plotë.»

📚 Transmetoi Et-Tirmidhij, e saktësoi el-Albanij

📌 Përgëzimi i dhjetë:

Ai është nën Mbrojtjen e Allahut dhe Ruajtjen e Tij

Transmetohet nga Xhundub bin Abdullah -radij’Allahu anhu- se ka thënë: i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«Kush e fal namazin e sabahut, ai është në Mbrojtjen e Allahut dhe Ai nuk kërkon asgjë nga ju për Mbrojtjen e Tij».

📚 Transmetoi Muslimi

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: