Loading

Transmetohet nga ebu Musā el-Esh’arij të ketë thënë:

Falëm namazin e akshamit me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Më pas, menduam të rrimë që të falnim me të edhe namazin e jacisë. Kësisoj, ndenjtëm.

Ai doli dhe tha: «Këtu qenkeni ende?»

I thamë: O i Dërguari i Allahut, falëm me ty namazin e Akshamit dhe më pas menduam të rrimë derisa të falim me ty edhe namazin e jacisë.

Tha: “Ju lumtë!”

Ose tha: «Mirë keni vepruar.»

Thotë (Ebu Musa): Ngriti kokën drejt qiellit -dhe ai e ngrinte shpesh kokën drejt qiellit- dhe tha:

«Yjet janë siguri për qiellin! Kur yjet të ikin, qiellit do t’i vijë ajo që i është premtuar (e destinuara të ndodhë). Sa për mua, unë jam siguri për shokët e mi! Kur unë të iki, do t’u vijë shokëve të mi ajo që u është premtuar. Shokët e mi janë siguri për ummetin tim! Kur shokët e mi të ikin, do t’i vijë ummetit tim ajo që i është premtuar.»

📚 Transmetoi Ahmedi (19566) dhe Muslimi (2531)

Hafizi en-Neueuij, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e këtij hadithi ka thënë:

Rreth fjalës së tij ﷺ: «Yjet janë siguri për qiellin! Kur yjet të ikin, qiellit do t’i vijë ajo që i është premtuar» dijetarët kanë thënë se yjet janë siguri, pra, janë mbrojtje dhe garanci.

Kuptimi i hadithit:

Përderisa yjet vijojnë të ekzistojnë, atëherë edhe qielli do vijojë të ekzistojë. Në ditën e Kijametit, kur yjet të bien dhe shpërndahen dhe qielli të çahet dhe zhduket.

Fjala e tij ﷺ: «Sa për mua, unë jam siguri për shokët e mi! Kur unë të iki, do t’u vijë shokëve të mi ajo që u është premtuar»

Ka këtë domethënie: ajo që u është premtuar prej fitneve, luftërave, felëshimit të atyre banorëve të shkretëtirës që dolën prej fesë, mosmarrëveshjeve, etj prej gjërave për të cilat paralajmëroi qartazi, gjëra të cilat ndodhën të gjitha.

Fjala e tij ﷺ: «Shokët e mi janë siguri për ummetin tim. Kur shokët e mi të ikin, do t’i vijë ummetit tim ajo që i është premtuar» ka këtë kuptim: do t’u vijë ajo që i është premtuar prej shfaqjes së shpikjeve në fe (bidateve), shfaqjes së fitneve, daljes së bririt të shejtanit, ngadhënjimit të romakëve dhe të tjerëve kundër tyre, përdhosjes së Medinës dhe Mekës, etj si këto. Të gjitha sa u thanë më lart, janë prej mrekullive të tij ﷺ.

📚 “el-Minhāxh sherhu Sahihi Muslim ibnu el-Haxh-xhāxh”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: