Transmeton Ebu Hurejrete -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
«Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza, me të vërtetë shejtani ja mbath prej asaj shtëpie ku lexohet në të surja el-Bekareh»
📚 Transmetoi Muslimi (780), et-Tirmidhij (2877) dhe Ahmedi (7821)
Dhe në Transmetimin e imam et-Tirmidhij është me këtë artikulimin:
«… me të vërtetë shejtani nuk hyn në atë shtëpi ku lexohet në të surja el-Bekareh»
Ka thënë el-Mubarekfurij (v.1353 h) në shpjegimin e Hadithit të lartpërmendur:
“Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza”
Dmth: të zbrazta nga përmendja e Allahut dhe bindja duke qenë si varreza duke qenë si të vdekurit, ose kuptimi i tij është mos i varrosni të vdekurit në to, ajo që tregon për kuptimin e parë është fjala e tij: «dhe më të vërtetë në atë shtëpi që lexohet surja el-Bekareh nuk hyn shejtani»…
Dhe në Hadithin e Sehl ibnu Sàd tek ibnu Hibbani:
“Kush e lexon atë -dmth suren el-Bekareh- gjatë natës shejtani nuk hyn në shtëpinë e tij 3 netë dhe kush e lexon gjatë ditës shejtani nuk hynë 3 ditë”
E ka veçuar suren el-Bekareh me këtë, për shkak të gjatësisë së saj dhe përmendjes së shumtë të Emrave të Allahut të Lartësuar dhe rregullave që janë në të, është thënë se gjenden në të: 1 mijë urdhëra dhe 1 mijë ndalesa, 1 mijë dizpozita dhe 1 mijë lajme, mbaroi fjala e tij.
Transmetohet nga Ebu Umāmeh el-Bāhilij se ka thënë:
E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë:
«Lexojeni Kur’anin; ai do të vijë Ditën e Kiametit si ndërmjetësues për lexuesit e tij, lexoni dy dritat: el-Bekareh dhe suren El Ìmran; vërtet ato do të vijnë në Ditën e Kiametit si dy re apo si dy gjëra që bëjnë hije, apo si dy grupe zogjsh me krahë të hapur, që i dalin në mbrojtje lexuesve të tyre. Lexojeni suren el-Bekareh; vërtetë marrja e saj është bereqet dhe lënia e saj humbje dhe “el-bataleh” nuk i bëjnë dot ballë asaj»
Tha Muàuijeh: më kanë thënë se: “el-bataleh” janë magjistarët.
📚 Transmetoi Muslimi (804) dhe Ahmedi (22146).
Përktheu: Abdur-Rahman Mema