Transmetohet nga Ebij Lubaabete bnu Abdil-Mundhir -radij’Allahu anhu- se: Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«Me të vërtetë dita e Xhumasë është zonja e ditëve dhe më madhështorja tek Allahu, ajo është më madhështore tek Allahu sesa dita e Kurbanit dhe ajo e Fitrit, kjo ditë ka pesë veçori:
- në këtë ditë u krijua Ademi
- në këtë ditë Allahu e nxorri Ademin nga Xhenneti dhe e zbriti në tokë
- në këtë ditë vdiq Ademi
- në këtë ditë është një orë kur robi e lut Allahun për diçka gjatë saj Ai ia jep atë, nëse nuk kërkon diçka haram
- në këtë ditë do të bëhet Kijameti
- nuk ka engjëll që është afër Allahut, as qiell, as tokë, as erë, as male dhe as dete që të mos ketë frikë prej ditës së Xhum’ah».
📚 رواه ابن ماجه (٢ /٢٩٠ /١٠٨٤)، وأحمد (١٥٥٤٨)
✔️ Tha shejkh El-Albanij rahimehullah-: “hadith Hasen”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema