Transmetohet nga Abdullah ibnu Amër el-Àas -Allahu qoftë i Kënaqur prej të dyve- se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Me të vërtetë, Ditën e Kijametit, Allahu do zgjedhë një burrë prej ummetit tim, para krijesave. Do t’i hapen atij 99 regjistra dhe çdo regjistër është i madh aq sa sheh syri; pastaj i thotë (kuptimi shqip të Fjalës së Allahut): A mohon diçka prej kësaj? A mos të kanë bërë padrejtësi shkruesit e Mi, të ngarkuar me shkrimin e veprave?
Thotë: Jo, o Zoti im!
I thotë: A ke ndonjë arsyetim?
Thotë: Jo, o Zoti im!
I thotë: Po, me të vërtetë që ti e ke te Ne një vepër të mirë (që është në vend të arsyetimit)! Sot nuk do ketë padrejtësi ndaj teje!
Ai do nxjerrë një kartë ku shkruhet:
Esh’hedu en la ilahe il-lAllahu ue esh’hedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut. Dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.
Do t’i thotë: Sill peshoren tënde!
Ai do t’i thotë: O Zoti im! Çfarë është kjo kartë bashkë me këto regjistra?
I thotë: Me të vërtetë, ty nuk do të të bëhet padrejtësi.
Tha: Do vendosen regjistrat në njërën pjatë të peshores dhe karta në pjatën tjetër. Regjistrat do jenë të lehtë, ndërsa karta do jetë e rëndë! Asgjë nuk është më e rëndë sesa Emri i Allahut!»
📚 Transmetojnë Ahmedi (6994), Et-Tirmidhī (2639), Ibnu Maxheh (4300) etj.
Ka thënë El-Hākim: hadith sahih, sipas kushteve të Muslimit.
Në “Sahih Sunnen et-Tirmidhī”, shejkh Albanī e ka vlerësuar si hadith sahih.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema