Loading

Ka thënë Hafizi ebu Ja’lā el-Meusiljju (v. 307 h) -Allahu e mëshiroftë- :

Na ka treguar Ahmed ibnu Ibrahim ed-Deurakijju, na ka treguar Mubeshir nga el-Euza’ij nga Jahja ibnu ebij Kethir dhe ky nga Abdeh ibnu ebij Lubabeh dhe ky nga Abdullah ibnu Ubejju ibnu Ka’b se i ati i ka treguar:

Se ai kishte një vend ku ruante hurmat dhe ato filluan të pakësoheshin. Një natë ai i ruajti, kur befas sheh një krijesë që ngjante me një djalosh që ka arritur pubertetin. Ai (Ubejji tha: i thashë selām dhe me ktheu selamin.

I thashë: çfarë je ti xhin apo njeri?

Tha: xhin.

I thashë: ma jep dorën!

Tha: ma dha dorën.

Tha: kur ç’të shoh, dora e tij ishte si dora e qenit dhe qimet e tij si qimet e qenit.

I thashë: a kështu është krijimi i xhinnëve?!

Tha: xhinnët e dinë se nuk ka xhin më të fuqishëm se unë!

I thashë: çfarë të shtyu që të bësh atë që bëre?

Tha: mora vesh se ti je një njeri që të pëlqen të japësh lëmoshë dhe ne donim që të merrnim nga ushqimi yt.

I tha: çfarë na mbron neve prej jush?

Tha: ky ajet: ajeti Kursijj.

Më pas Ubejji shkoi te Profeti ﷺ dhe i tregoi për atë që ndodhi.

Profeti ﷺ tha: «tha të vërtetën i fëlliquri!»

📚 Transmetoi en-Nesai në “amelul jeum uel lejleh” (960), ebu Ja’la në Musnedin e tij, et-Tabaranī në “el-Mu’xhem el-Kebir” (541) dhe ibnu Hibbani në “Sahih ibnu Hibban (781).

✔️ Shejkh el-Albanij e ka vlerësuar hadith sahih në “Sahihu et-Tergib ue et-Terhib” (662).

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: