Transmetohet nga ibnu Shihãb (ez-Zuhrī) se ka thënë: na ka treguar Uruah ibnuz Zubejr se Hakīm ibnu Hizãm i ka treguar atij (Uruas) se ai i ka thënë të Dërguarit të Allahut ﷺ: o i Dërguari i Allahut, a mendon se kanë shpërblim ato gjëra që kam bërë në kohën e injorancës si afrim tek Allahu, siç është sadakaja (lëmosha), lirimi i skllevërve dhe ruatja e lidhjeve farefisnore?
I Dërguari i Allahut ﷺ tha: «Ti e pranove Islamin për shkak të asaj që ke bërë më herët prej hajrit.»
Transmetoi Muslimi (123)
Tha imam en-Neueuij në lidhje me Hakīm ibnu Hizãm radij’Allahu anhu:
Në zinxhirin e transmetimit është Sahabi Hakīm ibnu Hizãm radij’Allahu anhu, prej veçorive të tij është se ai ka lindur në Qabe.
Ka thënë disa dijetarë: nuk njihet askush që t’i bashkëngjitet atij në këtë.
Kanë thënë dijetarët: një pjesë e lajmeve prej tij është se ai jetoi 60 vite në kohën e injorancës dhe 60 vite në Islam; dhe e pranoi Islamin në vitin e çlirimit të Mekës. Vdiq në Medine në vitin 54 h.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema