Loading

Transmetohet nga ebij Umameh se ka thënë: ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

«Nuk do të rreshtë një grup nga ummeti im në të vërtetën, ngadhinjimatarë ndaj armiqve të tyre nuk i dëmton ata kush i kundërshton ata, vetëm nëse i godet ngushtimi i furnizimit, derisa t’u vijë Urdhëri i Allahut (Kijameti), teksa janë në atë gjendje.»

I thanë: ku do jenë ata?

Tha: “Në Bejtul Mekdis dhe përreth Bejtul Mekdis-it”

Këtë hadith e ka vlerësuar të dobët shejkh el-Albanij në “Es-Silsiletud Daifeh” (11/698).

Ka thënë hafizi ibnu Haxher el-Askalānij -Allahu e mëshiroftë- në “Fet’hul Barij”:

Qëllimi me ata që do të jenë në Bejtul Mekdis është: ata të cilët do të rrethohen nga dexh-xhali kur të dalë dhe në atë kohë zbret Isa -alejhis salatu ues selām- tek ata dhe e vret dexh-xhalin” mbaroi fjala e tij.

Ka thënë el-al’lameh Hamud et-Tuejxhirij -Allahu e mëshiroftë-:

Ka pasur mospërputhje mendimesh në lidhje me vendin e tij (grupit të shpëtuar), ka thënë ibnu Battal -Allahu e mëshiroftë-: ai grup do të jetë në Bejtul Mekdis, sikurse e ka transmetuar atë et-Tabaranij prej hadithit të ebij Umames -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-: (i thanë: o i Dërguari i Allahut! Ku do të jenë ata? Tha: “Në Bejtul Mekdis” dhe ka thënë Muadhi -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- (Ata do të jenë në Sham.)

Dhe në fjalën e et-Tabari-ut është ajo që tregon se nuk është kusht që ai të jetë gjithmonë në Sham apo në Bejtul Mekdis, përkundrazi mund të jetë dhe në vende të tjera në disa periudha.

Ka thënë esh-shejkh Abdur-Rahman ibnu Hasen ibnu shejkh Muhamed ibnu Abdul-Uehab -Allahu i Lartësuar i mëshiroftë-:

“Realiteti dëshmon, gjendja e banorëve të Shamit dhe banorëve të Bejtul Mekdis dëshmon se qysh prej periudhave të gjata nuk është njohur në mesin e tyre dikush që ta ketë kryer këtë detyrë pas shejkhut të Islamit ibnu Tejmijeh dhe nxënësve të tij në shekullin e shtatë dhe fillimin e shekullit të tetë, ata në kohën e tyre ishin në të vërtetën dhe ftonin për tek ajo dhe debatonin për të dhe luftonin për të dhe mund të vijnë të ngjashëm me ta në Sham në vend të tyre që do të ftojnë tek e vërteta dhe te kapja pas Sunnetit dhe Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Dhe ajo që e përforcon këtë është se njerëzit e të vërtetës dhe Sunnetit në kohën e katër imamëve dhe pranisë së dijetarëve me shumicë në atë kohë, para saj dhe pas saj, nuk kanë qenë në një vend, por në vende të ndryshme, në Sham ka pasur imamë prej tyre, në Hixhaz, në Egjipt, në Irak, në Jemen po ashtu dhe të gjithë ishin në të vërtetën, të cilët i luftonin njerëzit e bidateve dhe ata kanë libra të cilat janë bërë pika referimi për ehlus-sunnetin dhe argument kundër çdo bidatçiu.

Bazuar mbi këtë, ky grup, mund të bashkohet në një vend, por dhe mund të jetë në vende të ndryshme, mund të jetë në Sham apo në vende të tjera.

Hadithi i ebij Umames dhe fjala e Mu’ādhit nuk nënkupton kufizimin e tij vetëm në Sham, por nënkupton se ai grup mund të jetë në Sham në disa periudha dhe jo në të gjitha.

Them: ajo që duket nga hadithi i ebij Umames dhe nga fjala e Mu’ādhit është se ajo shenja për vendin e këtij grupi në fund të kohës është kur të dalë dexh-xhali dhe të zbresë Isa ibnu Merjem -alejhis salatu ues selām-.

Dhe për këtë tregon ajo që parapriu prej hadithit të ebij Umames të cilin e ka transmetuar ibnu Maxheh dhe në të gjendet: Ummu Sherik tha: o Dërguari i Allahut! Ku do jenë arabët në atë kohë?

Ai tha: “Ata do të jenë pak, shumica e tyre do të jetë në Bejtul Mekdis dhe imami i tyre do të jetë një burrë i devotshëm” hadithi.

… në këto hadithe ka argument se shumica e grupit të shpëtuar do të jetë në Sham në fund të kohës, pasi edhe khilafeti do të jetë atje dhe nuk do të rreshtin së qënuri atje fitimtarë në të vërtetën, derisa Allahu të dërgojë erën e mirë dhe t’ia marrë shpirtin çdokujt që ka në zemrën e tij besim, sikurse parapriu në hadithet e sakta se Profeti ﷺ tha: “Derisa të vijë Urdhëri i Allahut (Kijameti) dhe ata do të jenë në atë gjë”, tha Mu’ādhi: ata do të jenë në Sham.

Ama sa i takon kohës sonë por edhe më parë, ky grup është i shpërndarë në vende të ndryshme të botës, sikurse dëshmon realiteti i gjëndjes së këtij ummeti, që kur u çliruan vendet në kohën e khalifëve të udhëzuar e deri më sot dhe ndonjëherë në disa vende mund të jenë më shumë sesa në vende të tjera, pozita e tyre është e lartë dhe çështja e tyre ngadhënjen, për shkak të bereqetit të thirrjes për tek Allahu i Lartësuar dhe ripërtëritjes së fesë. Mbaroi fjala e shejkh Hamudit -Allahu e mëshiroftë-.

📚 “إتحاف الجماعة بما جاء في الفتن والملاحم وأشراط الساعة” (1 /332)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: