Transmeton Xhabiri radij’Allahu anhu: erdhi një burrë te Profeti ﷺ dhe i tha: o i Dërguari i Allahut, cilat janë dy veçoritë që bëjnë të detyrueshme futjen në Xhennet ose në Zjarr?
Tha: «Ai që vdes duke mos i shoqëruar Allahut askënd në adhurim do të hyjë në Xhennet; dhe ai që vdes duke i shoqëruar Allahut diçka në adhurim do të hyjë në Zjarr.»
📚 Transmetoi Muslimi (93)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema