Loading

Nga Enes bin Maliku radij’Allahu anhu transmetohet se ka thënë:

Nuk kam parë askënd që të ishte më i mëshirshëm ndaj fëmijëve sesa i Dërguari i Allahut ﷺ. Ibrahimi (djali i Profetit ﷺ) kishte një dado që e ushqente me gji në fshatrat e Medinës; dhe Profeti ﷺ shkonte atje ndërsa ne ishim me të. Ai hynte në shtëpi dhe ajo ishte e mbushur me tym, pasi bashkëshorti i dados së tij ishte farkëtar⁽¹⁾. Profeti ﷺ e merrte (Ibrahimin), e puthte dhe pastaj kthehej.

Amri radij’Allahu anhu tha: Kur vdiq Ibrahimi, i Dërguari i Allahut ﷺ tha:
«Ibrahimi është djali im dhe ai vdiq në moshën e ushqyerjes me gji⁽²⁾. Vërtet, për të do jenë dy dado në Xhennet që do ta përfundojnë ushqyerjen e tij me gji.»

📚 Transmetoi Muslimi (2316).


(1) Emri i tij ishte Ebū Semīn el-Berāʾ ibnu Eus el-Kajīn el-Enṣārī

(2) Sh.p: është thënë: që Ibrahimi vdiq gjatë ushqyerjes me gji.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: