E ka shënuar el-Imam Ahmed në Musnedin e tij:
Nga Ebu Hurejrete se Profeti ﷺ ka thënë:
“
«Profeti Daud ishte shumë xheloz, kur ai dilte nga shtëpia i mbyllte dyert dhe nuk hynte askush në familjen e tij, derisa të kthehej, tha sal’lAllahu alejhi ue sel’lem: një ditë doli dhe i kyçi dyert, u afrua bashkëshortja e tij që të shihte shtëpinë, ndërkohë pa një burrë duke qëndruar në këmbë në mes të shtëpisë, kush është aty, nga hyri ky burrë në shtëpi ndërkohë që shtëpia është e kyçur? Pasha Allahun do turpërohem me Daudin, ndërkohë erdhi Daudi dhe e sheh atë burrë tek qëndronte në këmbë në mes të shtëpisë.
Daudi i tha: kush je ti?
I tha: Unë jam ai që nuk i kam frikë mbretërit dhe askush nuk shpëton prej meje.
Daudi i tha: pasha Allahun, atëherë ti je engjëlli i vdekjes, mirëserdhe me Urdhrin e Allahut, u largua me hapa të shpejtë nga vendi ku ishte nga ku i doli edhe shpirti, derisa u krye çështja e tij dhe i ra dielli, Sulejmani i tha zogut (shqiponjë me krahë të gjatë): bëji hije Daudit, zogu i bëri hije aq sa ua errësoi të dyve tokën, Sulejmani i tha: mblidhi krahët.»
Tha Ebu Hurejrete: Pejgamberi ﷺ po na tregonte sesi veproi zogu, i mblodhi duart, si atë ditë kur shqiponja i bëri hije atij me krahët e saj të gjatë.
📚 رواه أحمد في مسنده ١٥ /٢٥٤، الحديث رقم ٩٤٣٢
Ka thënë Ibnu Kethiri në “el-Bidajetu uen Nihajeh” (2/16): “Zinxhiri i tij është i mirë dhe i fortë, transmetuesit e tij janë të besueshëm”.
Ka thënë el-Hejthemij në: “Mexhme’a ez-Zeuaid” (8/209): “Në zinxhirin e transmetimit gjendet el-Muttalib bnu Abdilah bnu Hantab, të cilin e ka cilësuar të besueshëm Ebu Zur’ate dhe jo vetëm, ndërsa pjesa tjetër e transmetuesve të tij janë transmetues të dy librave sahih”.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema