Loading

Transmetohet nga ibnu Umer -Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre- se ka thënë: ndërsa po faleshim me të Dërguarin e Allahut ﷺ njëri në mesin e njerëzve tha:

Allahu Ekber Kebiran, uel Hamdulilahi kethiran, ue Subhane Allahi bukraten ue esilen.

Allahu vërtet është më i Madhi, lavdërimet e shumta janë për Allahun, i Madhëruar dhe i Lartësuar është Allahu, në mëngjes dhe në mbrëmje.

I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kush e tha një fjalë të tillë?”

Një person në mesin e njerëzve tha: unë, o Dërguari i Allahut.

Tha: “më habiti ajo (fjalë), u hapën për shkak të saj dyert e qiellit”

Ibnu Umeri tha: nuk i kam braktisur atë fjalë, që kur dëgjova të Dërguarin e Allahut ﷺ ta thotë këtë.

📚 رواه مسلم (٦٠١)، والترمذي (٣٥٩٢)، والنسائي (٨٨٥) وأحمد (٤٦٢٧)

📚 Transmetoi: Muslimi (601), et-Tirmidhij (3592), en-Nesa’ij (885) dhe Ahmedi (4627).

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: