Loading

«Kur vdes i biri i Ademit, puna e tij ndërpritet, përveç tri gjërave: dija me të cilën përfitohet prej saj…» hadithi

Al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- duke shpjeguar hadithin, thotë:

“Nuk është kusht që kjo dije të jetë medoemos e madhe dhe e gjerë, sepse fjala dije (në hadith) është në trajtën e pashquar, dhe trajta e pashquar tregon për përgjithësim, pra, ajo është dije e pakufizuar.

Kësisoj, çdo dije me të cilën përfitohet prej saj, i bën dobi atij pas vdekjes, madje edhe nëse ua mëson njerëzve një sunnet prej sunneteve të namazeve vullnetare, apo një sunnet i cili veprohet apo thuhet gjatë namazit dhe -pas vdekjes sate- përfitojnë njerëzit prej tij (sunnetit), për këtë ti do kesh shpërblim të rrjedhshëm. Çdo dije që përfitohet prej saj, edhe nëse është e paktë, njeriut i shkruhet shpërblimi edhe pas vdekjes.”

📚 مقتبس من “شــرح بلوغ المرام”، كتاب البيوع (٣٦)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: