Loading

Sunneti kur pengohsh është të thuhet: bismilah.

Transmetohet nga një burrë se tha: kisha hipur pas Profetit ﷺ dhe kafsha e udhëtimit u pengua dhe thashë: shejtani u shkatërroftë!

Ai tha: “Mos thuaj, shejtani u shkatërroftë! Se nëse thua ashtu, ai zmadhohet aq shumë sa bëhet sa një shtëpi dhe thotë: me fuqinë time (ndodhi për shkak të fuqisë sime), por thuaj: bismilah (me Emrin e Allahut), nëse ti thua ashtu, ai zvogëlohet aq shumë aq sa bëhet sa një mizë.”

📚 Transmetoi ebu Daudi (4982)

✔️ E saktësoi el-Albanij në “Sahihu ebij Daud” (4982)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: