Loading

Shumë njerëz shqetësohen dhe frikësohen kur lexojnë fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ:

«Nëse do shpëtonte dikush nga ai shtrëngim do të shpëtonte prej tij Sa’di.»

Lexo këtë shpjegim dhe qetëso veten dhe zemrën.

Tha shejkh el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- në shpjegimin e këtij hadithi:

“Ky hadith është i njohur te dijetarët për vërtetësinë e tij, me të vërtetë shtrëngimi që i bën toka besimtarit është shtrëngim mëshire dhe dhëmbshurie, ashtu si nëna që shtrëngon foshnjen në gjoksin e saj, ndërsa shtrëngimi që i bëhet jo-muslimanit është shtrëngim dënimi Allahu na ruajttë nga kjo gjë! I Dërguari i Allahut ﷺ ka njoftuar se njeriu kur varroset i vijnë atij dy engjëj dhe e pyesin rreth tre bazave: Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Dhe kush është i dërguari yt? Besimtari përgjigjet: Zoti im është Allahu, feja ime është islami dhe i dërguari im është Muhamedi, lus Allahun që ta bëjë këtë përgjigjen time dhe tuajën.

Ndërsa hipokriti dhe ai që ka dalë nga feja -Allahu na ruajttë neve dhe juve nga kjo- thotë: Ah ah, nuk e di, kam dëgjuar njerëzit që thoshin një fjalë dhe e thashë edhe unë, i ngushtohet atij varri derisa brinjët i lëvizin nga vendi – Allahu na ruajttë-
i ndërthuren me njëra-tjetrën për shkak të shtrëngimit të fortë, kështu që ka ndryshim midis shtrëngimit që i bëhet jo-muslimanit dhe atij që ka dalë nga feja dhe shtrëngimit që i bëhet besimtarit”.

Burimi: “Lika’atul Babil Meftuh” (takimi: 161/pyetja: 17).

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: