Loading

Transmeton Ebu Musã el-Esh’arī -Allahu qoftë Kënaqur prej tij- se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Nëse vdes fëmija i robit, Allahu u thotë engjëjve:

«Morët shpirtin e fëmijës së robit Tim?»

Ata thonë: po.

Ai u thotë: «Morët frytin e zemrës së tij?»

Ata thonë: po.

Ai u thotë: «Çfarë tha robi Im?»

Ata thonë: tha: elhamdulil-lah dhe inna lil-lahi ue inna ilejhi raxhiune!

Allahu u thotë: «Ndërtojini robit Tim një shtëpi një Xhennet dhe emërtojeni shtëpia e lavdërimit.»

📚 Transmetoi et-Tirmidhī (1021)

✔️ E saktësoi el-Albanī në “Sahih et-Tirmidhī”.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: