Transmeton Enesi radij’Allahu anhu se Profeti ﷺ vizitoi një të ri i cili ishte duke vdekur. I tha: «Si ndihesh?»
Iu përgjigj: O i Dërguari i Allahut, pasha Allahun, vërtet që unë shpresoj tek Allahu dhe kam frikë nga gjynahet e mia!
I Dërguari i Allahut ﷺ tha: «Nëse në këtë gjendje bashkohen këto të dyja në zemrën e një njeriu, Allahu i mundëson atë për të cilën shpreson dhe i jep siguri nga ajo prej së cilës frikësohet.»
📚 Transmetojnë Et-Tirmidhī (983) dhe Ibnu Maxheh (4261).
✔️ Shejkh El-Albanī e ka vlerësuar si hadith [hasen].
Pērktheu: Abdur-Rahman Mema