Besimi për daljen e Mehdiut është prej akides së “ehlus sunnetit”, hadithet në lidhje me këtë janë muteuatirah nga ana kuptimore, e kanë përcjellë gjykimin se ato janë muteuatirah më shumë se një dijetar prej njerëzve të dijes, siç është Ebul Husejn el-Ebur-rij (vq. 363 h) hafizi es-Sekhauij (vq. 902 h) dhe jo vetëm.
Ka ardhur në feteuat e Komisionit të Përhershëm (3/141) se:
Hadithet të cilat tregojnë për daljen e Mehdiut janë të shumtë, kanë ardhur në rrugë të ndryshme, i kanë transmetuar ato një numër i imamëve të hadithit dhe një grup prej njerëzve të dijes kanë përmendur se ato janë muteuatirah nga ana kuptimore, prej tyre: Ebul Husejn El-Ebur-rij prej dijetarëve të shekullit të 4, vigani es-Sefãrinij në librin: “Leuami’ul Enuaril Behimeh” dhe vigani esh-Sheukãnij në librin: “et-Teudih fij teuatir ehadith el-Mehdij ued dexhal uel Mesih”.
Ka ardhur ky hadith prej transmetimit të sahabit të nderuar Theuban -radij Allahu anhu- se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«Do të luftojnë me njëri-tjetrin tre veta për thesarin tuaj, të tre ata janë prej bijve të khalifit, por asnjë prej tyre nuk ka për ta marrë atë, pastaj do të dalin flamujt e zinj nga ana e lindjes dhe do t’ju vrasin në një mënyrë të paprecedentë, sa nuk është vrarë asnjë popull në atë mënyrë -pastaj përmendi diçka të cilën nuk e mbaj mend- pastaj tha: kur t’a shihni jepini besën atij edhe nëse do t’ju duhej të zvarriteshit në dëborë, sepse ai është khalifit i Allahut Mehdiu.»
E ka transmetuar këtë hadith ibnu Maxheh në “Sunnen” (nr. 4084), el-Hakim në “El-Mustedrek” (4/510), el-Bezar në “el-Musned” (2/120) dhe jo vetëm…
Njerëzit e dijes në lidhje me këtë hadith janë ndarë në dy mendime:
Mendimi i parë: se ai është hadith sahih
Ka thënë el-Bezar -Allahu e mëshiroftë-:
Ky hadith është transmetuar në një rrugë tjetër me këtë artikulim dhe këtë artikulim nuk e kemi njohur vetëm se në këtë hadith…, ne e zgjodhëm këtë hadith për shkak të saktësisë së tij dhe pozitës së lartë të Theubanit, kurse zinxhiri i tij është zinxhir i saktë.”
Ka thënë el-Hãkim -Allahu e mëshiroftë-: “Ky është hadith sahih sipas kushteve të Bukharit dhe Muslimit”, ndërsa edh-Dhehebij në “Telkhisin” e tij nuk e ka kundërshtuar.
Ka thënë Hafizi ibnu Kethir -Allahu e mëshiroftë- në “en-Nihajeh fil Fiteni uel Melaahim” (fq. 17):
“Ky është zinxhir i fortë dhe i saktë”
E ka saktësuar el-Kurtubij në “et-Tedhkirah” (fq. 1201), el-Busejrij në “Misbaah ez-Zuxhaaxheh” (3/263), si dhe e ka saktësuar edhe shejkhu Hamud et-Tuexherij -Allahu e mëshiroftë- në librin e tij: “It’haful Xhema’ti…” (2/187).
Mendimi i dytë: se hadithi është i dobët
Ka thënë Abdullah ibnu Ahmed ibnu Hanbel -Allahu e mëshiroftë- sikurse gjendet në “el-Ilel” (2/325):
“Më ka treguar im atë se: u pyet ibnu ‘Ulej-jete për këtë hadith dhe tha: e transmetonte atë Khalid dhe askush nuk ja vinte veshin, ibnu ‘Ulej-jete e vlerësoi të dobët atë, dmth hadithin e Khalidit nga Ebu Kilaabeh nga Ebu Esma nga Theubani nga Pejgamberi ﷺ në lidhje me flamujt” mbaroi fjala e tij.
Ka thënë edh-Dhehebij -Allahu e mëshiroftë – në “Mizanul I’tidal” (3/128):
“E shoh hadith munker”.
Ka thënë esh-Shejkh el-Albanij -Allahu e mëshiroftë- në “Silsiletud Daifeh” (nr. 85)
Hadith munker… sepse ai (Ebu Kilabeh” është prej mudelisinëve” dhe e ka transmetuar me “‘ananeh”, sikurse parapriu nga fjala e edh-Dhehebiut dhe ai ndoshta për këtë arsye e ka vlerësuar të dobët hadithin e ibnu ‘Ulej-jete prej Khalidit, ashtu siç ka treguar rreth tij Ahmedi në “el-ilel” (1/356) dhe e pranoi atë, mirëpo kuptimi i hadithit është i saktë pa fjalën: në mesin e tyre gjendet khalifi i Allahut Mehdiu”.
Gjithashtu ka pasur mospërputhje mendimesh në lidhje me interpretimin e fjalës “thesar” në këtë hadith.
Ka prej tyre që kanë thënë se me të është për qëllim thesari i Qabes.
Dhe ka prej tyre që kanë thënë: se me të është për qëllim thesari që do të nxjerrë lumi Eufratit, ashtu sikurse kanë treguar hadithet e sakta.
Ka thënë esh-Shejkh Hamud et-Tuejxherij -Allahu e mëshiroftë- “Itihaaful Xhema’h…” (2/187):
Ka thënë ibnu Kethir në “en-Nihajeh”:
“Ajo që duket se qëllimi me thesarin e përmendur në këtë kontekst është thesari i Qabes.”
Them -dmth esh-Shejkh et-Tuejxherij-:
“Kjo ka nevojë për shqyrtim, për shkak të asaj që parapriu në kapitullin “Ndalesa nga nxitja për lënien habeshive”, transmetohet nga Abdullah ibnu Amër -Allahu qoftë i Kënaqur prej të dyve- se Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«Lërini habeshitë për aq kohë sa ju lënë, pasi nuk do ta nxjerrë thesarin e Qabes përveç kërcirtharit nga Habesheh (Etiopia)»
E transmetoi Ebu Daudi, el-Haakim dhe tha: “zinxhiri i tij është i saktë”, është pajtuar me këtë edh-Dhehebij në: “Telkhisin” e tij.
Ajo që është më e saktë në lidhje me thesarin e përmendur në hadithin e Theubanit -radij Allahu anhu- se ai është thesari që do të nxjerrë Eufrati, por mund jetë edhe ndonjë tjetër dhe Allahu e di më së miri.”
Këtë mendimin e dytë në lidhje me interpretimin e thesarit të përmendur në hadith e ka cekur hafizi ibnu Haxher -Allahu e mëshiroftë- në “Fet’hul Barij” (13/81) ku thotë:
“Nëse me thesarin është për qëllim thesari që është në hadithin e kapitullit -dmth hadithi që permend se Eufrati do të nxjerrë një mal me ar- atëherë kjo tregon se kjo do të ndodhë kur të shfaqet Mehdiu dhe kjo para se të zbresë Isa dhe përpara daljes së zjarrit në mënyrë të prerë dhe Allahu e di më së miri.”
Nuk kemi gjetur ndonjë tekst që të tregojë se kush është për qëllim me ata të tre dhe khalifin në hadith, ashtu sikurse nuk ka ardhur ndonjë tekst në hadithe të sakta që të tregojë për kohën e daljes së Mehdiut. Porse tekstet tregojnë se kthimi i khilafetit islamik do të jetë në fund të kohës përpara Kijametit.
Ashtu siç është fjala e tij ﷺ:
«O ibnu Haualeh, nëse sheh khilafetin të ketë zbritur në tokën e bekuar, atëherë janë afruar tërmetet, belatë dhe gjërat e rënda, Ora atëherë është më afër për njerëzit sesa duart e mia nga koka jote.»
E ka transmetuar Ebu Daudi prej hadithit të Abdullah ibnu Haualete el-Ezdij -radij Allahu anhu- hadithi (nr. 2535) dhe jo vetëm dhe e ka saktësuar esh-Shejkh el-Albanij në “Sahih Sunnen Ebij Daud” hadithi nr. (2535).
Ndoshta janë ata khalifët, të cilët do të dalin në kohën përpara Mehdiut.
Sa i takon atyre që do të kenë flamujt e zinj, ata nuk do të jenë mexhusët e persëve në Iran, por ajo që tregon në dukje hadithi është, se ata janë njerëz nga banorët e lindjes që do të ndihmojnë Mehdiun dhe do të vendosin sundimin e tij dhe do t’i forcojnë shtyllat e tij dhe flamujt e tyre do jenë të zinj. Kjo gjithmonë nëse hadithi është i saktë.
Ka thënë hafizi ibnu Kethir -Allahu e mëshiroftë- në “en-Nihajeh fil Fiten uel Melaahim” (1/49):
Këto flamujë të zinj nuk janë ato me të cilat erdhi Ebu Muslim el-Khurasanij dhe mori me forcë shtetin e benij umejeh në vitin (132 h), përkundrazi flamujt e zinj do të vinë në fund nën shoqërinë e Mehdiut dhe Ai është: Muhamed ibnu Abdullah el-Aleuij el-Fatimij el-Hasenij -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- Allahu e përmirëson atë brenda një nate, dmth: ja pranon pendimin dhe i jep sukses, kuptim të thellë dhe e udhëzon, pasi nuk ka qenë i tillë dhe ndihmon atë me njerëz nga banorët e lindjes, të cilët do ta ndihmojnë atë dhe do të vendosin sundimin e tij dhe do t’i forcojnë shtyllat e tij dhe flamujt e tyre do jeni të zinj.” Mbaroi fjala e tij -Allahut e mëshiroftë-.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema