Loading

Me të vërtetë besimtari ngjitet me shpirtin e tij në qiell, i vijnë atij shpirtrat e besimtarëve dhe e pyesin atë për të njohurit e tyre prej banorëve të tokës, nëse u thotë: e kam lënë filanin në dynja çuditen me të, e nëse u thotë: që filani ka vdekur, i thonë: ai nuk ka ardhur tek ne.

📚 سلسلة الأحاديث الصحيحة” (٢٦٦٨)”

2758- Kur njeriu vdes e presin atë banorët e mëshirës prej robërve të Allahut ashtu siç presin një person që vjen me një lajm të gëzueshëm, i afrohen që ta pyesin, dhe i thonë njëri-tjetrit: priteni vëllanë tuaj derisa të qetësohet sepse ka qenë në agoni, i afrohen dhe e pyesin:

Çfarë ka bërë filani? Çfarë ka bërë filanja? A është martuar ajo?

Nëse e pyesin për një burrë që tashmë ka vdekur përpara tij, ai u thotë atyre:

Ai ka vdekur:

Ata thonë: të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, e kanë çuar për në Zjarr, e sa vëndbanim i keq është ai!!!

Tha: u paraqiten atyre punët e tyre, nëse i shohin të mira, qetësohen dhe përgëzojnë njëri-tjetrin dhe thonë: kjo është Mirësia Jote mbi robin Tënd ndaj plotësoje atë, e nëse i shohin të këqija thonë: O Allah ktheje robin Tënd”.

📚 ﺃﺧﺮﺟﻪ اﺑﻦ اﻟﻤﺒﺎﺭﻙ ﻓﻲ “اﻟﺰﻫﺪ” (١٤٩/ ٤٤٣)

📚 السلسلة الصحيحة” (٦٠٤/٦)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema


Shënim:

Kuptimi i “ktheje robin Tënd” është ashtu siç ka ardhur në Musnedin e Imam Ahmedit:

“mos i vdis derisa t’i udhëzosh, ashtu siç na udhëzove edhe neve”.

Shpërndaje: