Transmeton Mu’adh ibnu Xhebel -Allahu i qoftë i Kënaqur prej tij- se Profeti ﷺ ka thënë:
«Nuk ka dy prindër muslimanë që i vdesin 3 fëmijë vetëm se Allahu i fut ata të dy në Xhennet me mirësinë e Mëshirës së Tij ndaj atyre të dyve.»
I thanë: o i Dërguari i Allahut, po sikur të jenë dy?
Tha: «edhe sikur të jenë dy»
I thanë: po sikur të jetë vetëm një?
Tha: «edhe sikur të jetë një»
Më pas tha: «Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, me të vërtetë fetusi që vdes në mitrën e nënës së tij e tërheq nënën e tij prej kordonit të kërthizës për në Xhennet, nëse ajo bën durim dhe shpreson shpërblimin.»
📚 Transmetoi Ahmedi (22090) dhe ibnu Maxheh (1609).
Shejkh el-Albanī e ka vlerësuar sahih pjesën “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im…” e deri në fund të hadithit
Përktheu: Abdur-Rahman Mema