Transmetohet nga Suhejbi -radij’Allahu anhu- se Pejgamberi ﷺ ka thënë në lidhje me Fjalën e Tij:
{Për ata që bënë vepra të mira do të kenë shpërblimin më të mirë (Xhennetin) dhe më tepër (shikimin e Allahut të Lartësuar)}
«Kur banorët e Xhennetit hynë në Xhennet një thirrës thërret:
O banorë të Xhennetit, me të vërtetë ka edhe diçka tjetër të cilën Allahu jua ka premtuar prej mirësive dhe dëshiron që Ai ta përmbushë atë për ju.
Ata do të thonë: cili është ajo? A nuk na i zbardhi fytyrat, a nuk na shpëtoi nga Zjarri dhe na futi në Xhennet. Thanë: po.
Tha: Allahu e zbulon mbulesën – tha-: pasha Allahun, nuk u ka dhënë diçka më të dashur atyre sesa shikimin e Tij».
📚 Transmetoi et-Tirmidhij (hadithi nr. 2552), ibnu Maxheh (hadithi nr. 187), Ahmed (hadithi nr. 18935)
Tha imam el-Albanij -rahimehullah-: Hadithi është sahih
Përktheu: Abdur-Rahman Mema