Loading

Transmetohet nga Xhabir ibnu Abdullah se ka thënë: kur u vra Abdullah ibnu Amër ibnu Harãm ditën e Uhudit, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha:

«O Xhãbir, a nuk dëshiron të të tregoj se çfarë i tha Allahu babait tënd?»

I thashë: po…

Tha: «Allahu nuk i ka folur askujt vetëm se pas një perdeje, kurse babait tënd i foli përballë, pa perde dhe pa të dërguar dhe i tha: {o robi Im, më kërko që të të jap}, ai i tha: o Zoti im, kërkoj që të më ringjallësh që të vritem për Ty për së dyti. Ai i thotë: {ka paraprirë ajo që kam paracaktuar, se ata që vdesin nuk do të kthehen më.} Ai (Abdullahi) i thotë: njoftoji ata që kam lënë pas (për gjendjen time) dhe Allahu azze ue xhel’le zbriti këtë ajet:

{وَلَا تَحۡسَبَنَّ ٱلَّذِینَ قُتِلُوا۟ فِی سَبِیلِ ٱللَّهِ أَمۡوَ ٰ⁠تَۢاۚ بَلۡ أَحۡیَاۤءٌ عِندَ رَبِّهِمۡ یُرۡزَقُونَ}

{Kurrsesi mos i mendoni të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.}»

📚 Transmetoi et-Tirmidhī (3010) dhe Ibnu Maxheh (2800).

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: